Nisin reshjet e dëborës, ja zonat ku trashësia arrin në 70 cm

Publikuar më 27. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Si pasojë e temperaturave të larta, sot pritet të bjerë dëborë vetëm në zonat e thella në Veri-Verilindje ku mesatarisht do të bien 50-70 centimetër deri mesnatën e së premtes.
Por pjesa tjetër e zonave malore, do ketë dëborë të pakët.
Në zona të izoluara gjatë ditës së sotme, ndërsa nesër, kryesisht pasdite dhe në vijim deri mesnatën e së premtes, parashikohet të bien nga 20 deri ne 35 centimetra dëborë.
Zonat Juglindore mbeten me dëborë të pakët edhe orët e para të së shtunës.