Nisin Lojërat Olimpike në Korenë Jugore

Publikuar më 09. 02. 2018 nga Jola Alimemaj

Ka nisur ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore, në Pyeongchang të Koresë Jugore.

Ky është edicioni i 23-të i Lojërave Olimpike Dimërore.

Albin Tahiri do të përfaqësojë Kosovën, ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga dy garues.

169 atletë rusë pritet të garojnë si neutralë.

Do të marrin pjesë edhe sportistët nga Koreja Veriore.

Pothuajse 77 për qind të biletave janë shitur, rreth 826.000.