×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nis zbatimi i skenarit nr.2, si do të zhvillohet mësimi i alternuar në fillim të dhjetorit

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se duke nisur nga 1 dhjetori mësimi do të zhvillohet mes atij online dhe në klasë. Në skenarin nr.2 të miratuar më herët mësimi do të  zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në shtëpi) duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë.

Sa i përket skenarit të dytë, ku nxënësit do të bëjnë një javë mësim në shtëpi dhe një javë në klasë, vlerësimi do të bëhet vetëm për mësimin e kryer në klasë.

“Testimet dhe detyrat sugjerohet që të mos jenë të mbingarkuara, në mënyrë që nxënësit të mundet që t’i realizojë për kohën e qëndrimit në klasë dhe jo gjatë qëndrimit online“, sugjeron ministria duke shtuar se: “Mësuesit duhet të bëjnë kujdes në lidhje me numrin e detyrave të portofolit lëndor duke shmangur ato lloj detyrash, të cilat nxisin vetëm riprodhimin dhe nuk ushqejnë të menduarin kritik duke krijuar mbingarkesë të panevojshme tek nxënësit”, thuhet në udhëzim.

Nëse shkollat janë me kapacitete të mjaftueshme, atëherë mund të bëhet një kombinim i klasave, ku një grup do të bëjë mësim duke qenë prezent në klasë dhe grupi tjetër online. Për shembull, mësim duke qenë prezent mund të bëjnë klasat 1, 3, 5, 7 dhe 9, ndërkohë që klasat 2, 4, 6, 8 zhvillojnë mësimin online.

Nëse shkolla ka shumë nxënës dhe kapacitetet janë të limituara, sipas skenarit nr.2, drejtoria e shkollave duhet të bëjë një grafik të hyrjes dhe daljes së nxënësve prej saj duke shmangur grumbullimet. Klasa ndahet në dy grupe dhe mësimi zhvillohet me fasha oraresh të ndryshme. Për shembull, grupi i parë bën mësim nga ora 08:00 deri në 11:00 dhe grupi tjetër nga ora 12:00 deri në 15:00. Javën tjetër, grupet shkëmbejnë orarin e mësimit.

Ashtu si në skenarin nr.1 edhe në të dytin mësimi do të zhvillohet 30 minuta.  Protokolli nr.2 parashikon se shkollat që kanë shumë nxënës dhe kapacitete të vogla, duhet që t’i ndajnë klasat në 4 grupe. Përcaktohet një orar hyrjeje dhe daljeje nga shkolla për secilin grup me qëllim që të shmangen grumbullimet. Grupet shkëmbejnë oraret me njeri-tjetrin çdo javë.

Kujtojmë që nëse shifrat e raportuara çdo ditë me COVID-19 vazhdojnë të rriten, skenari i tretët përcakton zhvillimin e mësimit  vetëm online.

Aktualisht, 7 mësues kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe shumë të tjerë janë të infektuar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Nga dhurimi i makinës tek apartamenti 75 mijë euro, si u rrit pasuria e ish-ministres Besa Shahini në Shqipëri

Nga dhurimi i makinës tek apartamenti 75 mijë euro, si u rrit pasuria e ish-ministres Besa Shahini në Shqipëri

Publikuar më 15.01.2021
Besa Shahini u emërua ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë...

Besa Shahini u emërua ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në dhjetor 2018, pas ndryshimeve të kabinetit qeveritar që pasuan protestat studentore të të njëjtit muaj. Shahini zëvendësoi në këtë post Lindita Nikollën, e cila e drejtoi Ministrinë e Arsimit nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. Besa Shahini ka lindur në Prishtinë […]

Lexo më shumë

Kërkuan heqjen e tarifës, Rektorati nuk pranoi, studentët paralajmërojnë protesta masive

Kërkuan heqjen e tarifës, Rektorati nuk pranoi, studentët paralajmërojnë protesta masive

Publikuar më 14.01.2021
Kërkesa e të rinjve për të të anuluar tarifat e studimit, du...

Kërkesa e të rinjve për të të anuluar tarifat e studimit, duke qenë se nuk po shfrytëzohen auditorët, nuk është pranuar nga ana e Rektoratit. Kërkesa e studentëve e cila mbante 8 mijë firma, nuk është pranuar duke deklaruar se tarifat e shkollimit dhe mbarëvajtja e veprimtarive akademike përgjithësisht e në kushtet e pandemisë, në […]

Lexo më shumë

Punoi 40 vite në arsim, humb betejën me COVID-19 mësuesja në Vlorë

Punoi 40 vite në arsim, humb betejën me COVID-19 mësuesja në Vlorë

Publikuar më 13.01.2021
Pëllumbesha Xhiaj, mësuese në Vlorë ka ndërruar jetë si paso...

Pëllumbesha Xhiaj, mësuese në Vlorë ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Lajmin e trishtë e ka dhënë gazetari Erik Mehmeti, i cili tregon se Xhiaj ka qenë mësuesja e tij kujdestare. Nëpërmjet një statusi, gazetari tregon se ajo punoi për 40 vite në arsim dhe ka qenë një ndër mësuesit më pozitiv jo vetëm […]

Lexo më shumë

“Duam ngrohje”, rinisja e viti shkollor në Elbasan pritet me protesta

“Duam ngrohje”, rinisja e viti shkollor në Elbasan pritet me protesta

Publikuar më 11.01.2021
  “Duam ngrohje”,  me këtë pankartë ka rinisur viti në ...

  “Duam ngrohje”,  me këtë pankartë ka rinisur viti në shkollën 9-vjeçare  “Europa” në Elbasan, shoqëruar me një protestë në oborrin e kësaj shkolle. Nxënësit kanë vendosur të bojkotojnë mësimin pasi mungon ngrohja në këtë institucion. Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe prindërit, të cilët kërkojnë të jepet zgjidhje për këtë problem të hershëm […]

Lexo më shumë

Ministria e Arsimit jep fondin për studentët me ndihmë ekonomike dhe ekselentë, pritet të publikohet lista fituese

Ministria e Arsimit jep fondin për studentët me ndihmë ekonomike dhe ekselentë, pritet të publikohet lista fituese

Publikuar më 07.01.2021
Pritet që në orët në vijmë të kësaj të enjte të shpallet lis...

Pritet që në orët në vijmë të kësaj të enjte të shpallet lista e fituesve të studentëve të cilët përfitojnë ndihmë ekonomike, po ashtu ata që përfitojnë si ekselentë. Në Universitetin e Tiranës janë 1636 studentë përfitues të bursës për nevoja ekonomike dhe 2031 studentët përfitues të bursës për ekselencë. Në Universitetin Politeknik të Tiranës […]

Lexo më shumë

Babai i 3 fëmijëve, COVID-19 i merr jetën një tjetër mësuesi në vend

Babai i 3 fëmijëve, COVID-19 i merr jetën një tjetër mësuesi në vend

Publikuar më 29.12.2020
Një tjetër mësues nuk ka arritur të fitoi betejën me COVID-1...

Një tjetër mësues nuk ka arritur të fitoi betejën me COVID-19. Mësohet se mësuesi shkollës së mesme të Topojanit në Kukës, Nehat Sokoli është ndarë nga jeta një natë më parë. Lajmin e hidhur e ka dhënë kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ku nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të […]

Lexo më shumë

U dërgua për kurim në Turqi, humb jetën nga COVID-19 një tjetër mësues

U dërgua për kurim në Turqi, humb jetën nga COVID-19 një tjetër mësues

Publikuar më 20.12.2020
COVID-19 ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e arsimtarë...

COVID-19 ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e arsimtarëve këtë të diel. Mësohet se Neim Istrefi, mësues në shkollën e mesme profesionale “Sahli Çeka” të Elbasanit, ka humbur betejën me COVID-19. Ai ishte infektuar prej ditësh dhe pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar e kishin dërguar për kurim më të specializuar në Turqi. […]

Lexo më shumë

Sondazhi mbi mësimin online, “Qëndresa Qytetare”: Sa përqind është pjesëmarrja e studentëve, universiteti më problematik

Sondazhi mbi mësimin online, “Qëndresa Qytetare”: Sa përqind është pjesëmarrja e studentëve, universiteti më problematik

Publikuar më 17.12.2020
“Qëndresa Qytetare”, publikon të dhëna shqetësues mbi zhvill...

“Qëndresa Qytetare”, publikon të dhëna shqetësues mbi zhvillimit e mësimit online. Në një sondazh, ku kanë marrë pjesë 60% ë studentëve nga 9 universitetet publike, rezulton se 77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online nëpërmjet telefonit, 20.5% nëpërmjet laptopit ose kompjuterit dhe vetëm 2% e aksesojnë mësimin nga tabletat e tyre. “Nisur nga mundësitë e pakta që […]

Lexo më shumë