Nis vettingu te Gjykata e Krimeve të Rënda, në filtër 10 dosjet e dy gjyqtarëve (Emrat)

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hedhur sot shortin për përzgjedhjen e dosjeve të gjyqtarëve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në filtër kaluan 10 dosjet e dy gjyqtarëve, Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj.

Shorti është hedhur pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në prani të komisionerëve të Vettingut. Ku janë dosjet për gjyqtarët e Kushtetueses, Gjykatës së Lartë dhe në Prokurorinë e Përgjithshme.
Dy gjyqtarët e Krimeve të Rënda, Kosova dhe Hallunaj janë edhe kandidatë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.