Nis Vettingu në Gjykatën e Tiranës, ja gjyqtarët që do të kalojnë në skaner

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Gjyqtarët nga Gjykata e Tiranës do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut, në kuadër të reformës në drejtësi.

Vendimi është bërë me dije gjatë ditës së sotme, ndërkohë që mësohet se përzgjedhja e tyre është bërë me anë të shortit.

Mësohet se janë përzgjedhur 25 dosje për t’u verifikuar nga ana e Komisionerët e vettingut.

Disa prej gjyqtarëve që do të verifikohen janë:

Brunilda Kadi,

Bruilda Kashmi,

Artan Lazaj,

Bledar Abdullai,

Alma Brati,

Fatmir Faqolli.