Nis në Athinë protesta madhështore kundër emrit “Maqedoni” (FOTO & VIDEO)

Publikuar më 04. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Mijëra persona janë derdhur sot në sheshin “Sintagma” në Greqi, në protestën masive kundër emrit “Maqedoni”. Protesta nis zyrtarisht në orën 14:00, por sheshi ka nisur të mbushet me protestues, shumë prej të cilëve janë me veshje kombëtare e flamuj grekë.

Zëdhënësi i tubimit, Michalis Patsikas, u ka thënë gazetarëve se protesta do të jetë “madhështore dhe diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë”.

“Do të dërgojë mesazh të qartë brenda dhe jashtë Greqisë”, ka thënë Patsikas, duke shtuar se pritet që rreth 1 milion persona të mblidhen afër sheshit “Sintagma” në kryeqytet.

Mbi 2500 autobusë janë rezervuar për të sjellë protestues nga provinca të ndryshme për protestën që do të mbahet nesër në sheshin “Sintagma”. Protesta do të mbështetet edhe nga partitë opozitare, si dhe krerët e Kishës. Grupi anarkist “Ruvikonas” ka paralajmëruar se “të dielën në shesh do të derdhet gjak”.