Nis lundrimin kroçera më e madhe në botë. Kushtoi 1 miliard dollarë (FOTO&VIDEO)

Foto 1 nga 12 Pas Para

Pas tre vitesh ndërtimi, anija më e madhe e lundrimit në botë sapo u nis nga Barcelona e ​​Spanjës, në udhëtimin e saj inaugurues në destinacionet rreth Mesdheut.

Symphony of the Seas është kroçera më e madhe në botë, e ndërtuar në kantierin STX France në Saint Nazaire. Ky mjet fantastik kushton 1 miliard dollarë.

Gjatë sezonit veror do të përshkojë Detin Mesdhe, ndërsa në nëntor do të shkojë në Majami, për të nisur një itinerar prej 7 netësh në Karaibe.

Peshon 230 mijë tonë, është 362 metra e gjatë, 47 metra e gjerë. Ka kapacitet prej 5480 personash dhe 2390 anëtarë ekuipazhi në gatishmëri.

Përmban një park ujor dhe një fushë basketbolli bashkë me 2,759 kabinat e saj. Aty gjenden, gjithashtu rrëshqitëset më të larta në një anije kroçerë.

Bionic Bar është bari i parë i cili do të ketë një barist-robot. Janë gjithsej 22 restorante si dhe 24 pishina.

Central Park, një park i vërtetë natyror me 12.000 bimë natyrore dhe me Spa.

Në këtë kroçerë ndodhet teatri i hapur, “Aqua Theater”, një ndër atraksionet e kësaj anije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet