Nis Asambleja e FSHF, Duka: Duhet të fitojë futbolli

Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit ka nisur punimet në ambientet e hotel “Adriatik” në Durrës. Në këtë garë që pritet të jetë shumë e fortë dy janë rivalët kryesorë Armand Duka e Bashkim Fino.
Presidenti aktual, Armand Duka, kërkon një mandat të pestë, duke u bazuar sipas tij në progresin e futbollit shqiptar nën drejtimin e tij.
Duka: Duhet të fitojë futbolli
Fjalën i pari në Asamblenë e FSHF e mbajti presidenti në detyrë i FSHF-së, Armand Duka i cili kërkon një mandat të pestë si President i FSHF. “Duhet të fitojë futbolli. Jemi koshientë për atë që kemi arritur dhe të vetëdijshëm për punën që duhet të bëjmë më tepër. Përgjegjësi dhe obligim për të qenë një skuadër ambicioze drejt suksesit. Objektivat tona kanë qenë dhe do mbeten të fokusuara që nga infrastruktura. Shpresoj dhe besoj që ju do të bëni zgjedhjen e duhur, duke zgjedhur alternativën që kërkon sot futbolli shqiptar. Kam bindjen se kjo asamble me pjekurinë e saj do t’i japin shtysë akoma më fort ambicieve tona”, u shpreh kandidati për mandatin e pestë si President i FSHF, Armand Duka.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet