Nicki Minaj tërhiqet nga muzika për të krijuar një familje!

Një nga reperet më të famshme në mbarë botën, Nicki Minaj, ka dhënë një lajm disi të dyshimtë në rrjetin social “Twitter”.

Këngëtarja 36-vjeçare ka thënë se ka zgjedhur të tërhiqet nga muzika, pasi dëshiron të krijojë një familje.

“Kam vendosur të tërhiqem dhe të qëndroj me familjen time. E di që ju jeni të lumtur tani. Ju dua për gjithë jetën,”-shkroi Minaj në rrjetin e saj social “Twitter”.

Duket se për 36-vjeçaren ky është momenti i duhur për t’u tërhequr nga bota e muzikës dhe për të shkuar në martesë me të dashurin e saj Kenneth Perry.

Edhe pse Nicki nuk ka dhënë ende asnjë detaj, nëse është tërhequr përgjithmonë apo thjesht bëhet fjalë për një shaka nga ana e saj.

Kujtojmë se ajo është nominuar për 10 çmime Grammy, ka fituar pesë MTV Video Music Awards dhe ka thyer rekordin për më shumë kryesime nga një artiste femër solo në listën botërore Billboard Hot 100.

Përveç kësaj, 36-vjeçarja është shfaqur në disa filma në Hollywood dhe ka emisionin e saj në radio.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet