Ngrihet në fluturim avioni më i madh në botë (Foto)

Ka kryer fluturimin e tij të parë avioni më i madh. Ai u vu në testim ditën e shtunë dhe gjigandi u nis nga porti hapësinor dhe ajror Mojave në Kaliforni.

Avioni u nis në fluturim në orën 06:58 dhe fluturoi për dy orë e gjysmë, duke arritur lartësinë e 5180 metrave dhe një shpejtësi maksimale prej 304 km/h.

Ai më i madh në botë, ka krahët më të gjatë, 117 metra dhe dy trupa me 72 metra të gjatë nga kabina deri në bisht

Avioni është ndërtuar nga kompania amerikane “Strato Launch”, ai është projektuar që të lëshojë në orbitë satelitët, duke zëvendësuar kështu raketat.

“Strato Launch” u themelua nga miliarderi Paul Allen, i cili u nda nga jeta në tetor të vitit 2018.

Testi i parë rezultoi më se i suksesshëm për gjigandin qiellor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet