Ngrica dhe përmbytje, Shqipëria sërish në emergjencë civile

Situatë e rëndë në Vlorë, ku kërkohet të evakuohen banorët e zonës Dukat-Orikum. Bllkohen akset rrugore në shumë zona nga dëbora. Mijëra banorë të izoluar në të gjithë vendin, ndërsa parashikohet rëndimi i situatës atmosferike

Shqipëria është sërish në emergjencë, pas dy përmbytjeve të rënda të dhjetorit dhe të fillimshkurtit. Shumë zona të vendit janë bllokuar nga dëbora, apo nga reshjet e shumta të shiut, duke përmbytur edhe shtëpi dhe biznese.

Mbrëmë u stakua nënstacioni i Radhimës në Vlorë si pasojë e përmbytjes, duke çuar në stakimin e fiderave që furnizojnë Radhimën, Tragjasin, Orikumin dhe Llogaranë. Në zonën e Dukat-Orikumit të gjitha familjet që kanë banesat afër përroit të Izvorit janë njoftuar nga Bashkia e Vlorës që të evakuohen nga banesat dhe të marrin masat për largimin e bagëtive pasi rreshjet do të vazhdojnë. “Ju lutemi të merrni masat për çdo situatë të pazakontë që mund të shkaktohet nga reshjet dhe sidomos banesat në afërsi të lumit” apelon Bashkia.

Në të gjithë qarkun vijon përkeqësimi i motit, pasi reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të lartë. Gjatë gjithë natës kanë vijuar reshjet e dendura të dëborës, ndërsa janë disa zona të izoluara. Vijojnë që të jenë izoluara zonat si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren dhe Selishtë, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetra. Përpos këtyre zonave, është bllokuar edhe dogana e Trebishtit nga rrëshqitja e dherave në rrugë. Kjo doganë lidh zonën e Gollobordës me Maqedoninë.

Por jo vetëm në Dibër, edhe në Theth dhe zona të tjera të thella në Dukagjin ka probleme me qarkullimin nga dëbora. Aksi Librazhd-Bulqizë është i pakalueshëm, segmenti Shkalka e Lunikut-Steblevë i bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Trashësia në Steblevë ka arritur rreth 50 cm, ndërsa po punohet për hapjen e rrugës. Në Pukë si pasojë e reshjeve të dëborës është bllokuar rruga në fshatin Iballë. Ka probleme në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e mjeteve te ARRSH për zhbllokimin e rrugës ku në segmente te caktuara trashësia i kalon 40 cm.

Qarkullimi u rëndua ndjeshëm në rrugën Përrenjas – Qafë-Thanë, pasi reshjet e dendura të dëborës kanë mbuluar komplet zonën. Mungesa e zinxhirëve tek pjesa më e madhe e makinave që lëviznin në këtë aks vështirësoi edhe më shumë kalimin e tyre në rrugë. Mbrëmë u krijua radhë makinash në kthesat e Qafë-Thanës, deri në një kilometër. Mësohet se policia po lejon qarkullimin vetëm të makinave të pajisura me zinxhirë. Po kështu reshje të dendura bore janë regjistruar edhe në qytetin e Librazhdit. Nisur nga situata, paraqitet vështirësi qarkullimi për makinat ë aksin Librazhd –Përrenjas. Policia ka ngritur postblloqe kontrolli për pajisjen e automjeteve me zinxhirë.

Moti i keq sjell pasojat e para të aksidenteve rrugore. Në Rrugën e Kombit, një kamion ka dalë nga rruga për shkak të pranisë së madhe të dëborës. Në disa segmente të kësaj autostrade qarkullimi i automjeteve është vështirësuar pas reshjet e dëborës bien me intensitet të qartë që prej orëve të para të mëngjesit. Policia këshillon drejtuesit e automjeteve që të përdorin zinxhirët pasi trashësia e dëborës në rrugë arrin 5-7 cm. Për pastrimin e dëborës përgjatë Rrugës së Kombit janë në funksion tetë borëpastruese si dhe është përdor kripë për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur aksidentet nga automjetet.

E ndërsa në veri vijojnë reshjet e dëborës, në jug të vendit sot priten reshje intensive shiu dhe përmbytje. Në jug në disa qarqe reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata të forta. Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel), ndërsa era pritet që të jetë e fortë. Por problemi më i madh pritet nga përmbytjet. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) rezulton se sot dhe nesër në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve.

Prurjet më të larta nga drejtimi i lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme, ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së sotme. Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

Banorët e Thethit ankohen se edhe këtë dimër po e kalojnë të izoluar, pasi reshjet e dëborës kanë bllokuar të gjitha akset kryesore. Ndërkohë kryebashkiakja Voltana Ademi, premtoi se këtë vit nis puna për rikonstruksionin e rrugës. Edhe pse një ndër pikat më të bukura të turizmit malor në vend, Thethi edhe këtë dimër po e kalon i izoluar si pasojë e reshjeve të deborës që kanë bllokuar rrugët.

Aksi nga Qafa e Thores deri në Theth dhe rruga tjetër nga Mali i Shoshit janë tejet të amortizuara, duke e bërë vështirësisht të aksesueshme edhe gjatë verës këtë zonë. Për banorët, kjo është një situatë e papranueshme. Por për kryebashkiaken e Shkodrës, ky do të jetë viti i fundit i kësaj situate. Voltana Ademi ka prezantuar draft-projektin e rikonstruksionin, puna për të cilin tha se do të nisë në mes të këtij viti. Një ndërhyrje në këtë rrugë, do të ndikonte ndjeshëm në shifrat për turizmin. Po ashtu, kjo do të rriste interesin e të huajve të cilët aktualisht duhet të bëjnë gjashtë orë rrugë nga Shkodra për të mbërritur aty.

Informacionet

Qendra e Bashkuar Operacionale e Forcave të Armatosura dhe Emergjencat Civile kanë dhënë informacion mbi situatën në qarqet e vendit, pas disa ditësh reshje shiu e bore.

Qarku Shkodër

Bashkia Shkodër

Aksi rrugor rural Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore. Dëbora vazhdon të bjerë.Aksi rrugor rural Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit, është i bllokuar pasi ka rreth 30 cm dëbore. Dëbora vazhdon të bjerë.

Bashkia Malësi e Madhe

Aksi rrugor rural Selcë-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë pasi ka rreth 30 cm dëbore. Dëbora vazhdon të bjerë. Aksi rrugor rural Koplik-Razëm-Bogë është i kalueshëm. Në këtë aks rrugor ka rreth 20 cm dëbore që vazhdon të bjerë.

Bashkia Vau Dejës

Akset rrugore jane te kalueshme ne zonat malore te bashkise Vau Dejes vazhdojne rreshjet e debores.

Bashkia Pukë

Territori i bashkisë Pukë prej mëngjesit është përfshirë nga reshjet e borës. Deri në këto momente situata paraqitet e qetë dhe pa probleme, ndërkohë që reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet të lartë. Trashësia e borës në qytet është 3 cm, ndërsa në lartësitë malore i ka kaluar 20 cm. Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në territorin e bashkisë Pukë janë të kalueshme pa probleme. Në akset rrugore nacionale mjetet e subjektit kontraktor që mirëmbajnë këto akse po punojnë me intensitet. Në aksin rrugor nacioanal Pukë-Fushë Arrëz, si dhe anasjelltas, është e domosdoshme hedhje më shumë e kripës në rrugë, pasi në disa pika ka rrezik rrëshqitje të automjeteve. Një mjet fadromë që disponon bashkia është në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast kur është e nevojshme.

Bashkia Fushë-Arrëz

Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në disa segmente kalimi është me vështirësi dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë është hapur dhe po punohet për mbajtjen hapur të tij pasi reshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dhe i kalojnë 50 cm në disa segmente të tij. Akset rrugore rurale të tjera që lidhin njësitë administrative të kësaj bashkie janë aktualisht të hapura dhe kalimi bëhet nga mjetet foristrada por është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Një fadromë e bashkisë vazhdon të punojë për të penguar bllokimin e segmenteve rrugore.

Qarku Kukës

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës dhe pjesërisht ato të shiut të shoqëruar me erëra të forta nga verilindja.

Akst rrugore

Aktualisht akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën prezencën e borës dhe efektin e rënies së gurëve dhe dherave prej skarpateve. Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike: Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht. Po punojnë 4 borëpastruese dhe 4 janë në gatishmëri. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash është 20 cm. Aksi rrugor Kolsh-Qafë Shllak është i kalueshëm normalish. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 2 janë në gatishmëri. Lartësia e borës 5 cm.

Aksi rrugor Kukës-Bushtricë është i kalueshëm normalisht. Në gadishmëri janë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 2 cm. Aksi rrugor Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht. Në gadishmëri 1 borëpastratuese e 1 fadromë. Aksi rrugor Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë. Lartësia e borës Qafë Tobli është 3 cm dhe në Qafë Prushi është 5 cm. Aksi rrugor B.Curri-Kam është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese.

Lartësia e borës në QafëLuzhë është 4 cm. Aksi rrugor B.Curri-Valbonë është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 3 borëpastruese dhe 1 fadromë. Lartësia e borës është 40 cm në Valbonë.  Aksi rrugor Qafë Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës në Qafë Morinë është 3 cm. Gjithsej nga firmat kontraktore janë vënë në punë 16 mjete me 64 punëtorë, 10 mjete janë në gatishmëri. Aksi rrugor rural që lidh fshatin Lojme të njësisë administrative Zapod me bashkinë Kukës. Aksi rrugor rural që lidh njësisë administrative Arrën me bashkinë Kukës. Kanë punuar nga bashkitë 15 punonjës dhe 4 mjete.

Qarku Elbasan

Gjatë mesditës pati reshje të dendura dëbore dhe për këtë arsye pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor nacional Librazhd-Qafë Thanë. Menjëherë pati angazhim të strukturave dhe subjekteve kontraktore nga Prefekti i Qarkut Elbasan. Policia rrugore udhëzoi drejtuesit e automjeteve të vendosnin zinxhirët për qarkullimin në këtë aks rrugor. Subjekti kontraktues angazhoi mjetet borëpastruese për pastrimi e dëborës. Situata u normalizua në një kohë të shpejtë. Aktualisht, në këtë aks rrugor qarkullohet normalisht por me përdorimin e zinxhirëve prej automjeteve.

Qarku Dibër

Sot i gjithë qarku Dibër u përfshi paradite ngareshje të dobëta shiu dhe dëbore, ndërsa në orëte pasdites reshjet e shiut filluan me intensitetmë të lartë, shoqëruar me dëborë të dendur qënë disa zona arriti deri në 40 cm. Aktualisht rreshjet vazhdojnë por me intensitetmë të ulët. Për shkak të reshjeve gjendja në infrastrukturënrrugore paraqitet si me poshte vijon: Në të gjithë qarkun rrugët nacionale janë tëqarkullueshme. Problem është çfaqur në segmentin e aksitrrugor nacional Qafë Bualli-Martanesh, bashkiaBulqizë, pasi nga reshjet e dëborës ështëbllokuar ky segment, por po punohet me fadromë nga subjekti kontraktor, i cili po mbankëtë aks rrugor të hapur. Problem përben segmenti rrugor nacional Ura e Qytetit-Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka prani tëmbi 25-30 cm dëborë, rruga e bllokuar. Po punon subjekti kontraktor për për hapjen e saj. Gjithashtu, problem në qarkullim nga reshjet e dëborës përben rruga nacionale Ura e Çerenecit-Steblevë, ku kalohet me vështirësi. Rruga rurale Klenjë-Trebisht-Ostren, është e bllokuar pasi ka prani të mbi 40 cm dëborë. Në bashkinë Dibër, problem nga dëbora përbenrruga rurale Selishtë-Peshkopi dhe rruga ruralePeshkopi-Lurë, në të cilat kalohet me vështirësipasi ka prani të mbi 30-35 cm dëborë. Në pikën doganore të Trebishtit si pasojë e rënies së inerteve dhe borës në rrugë ka pasur një bllokim të përkohshëm të aksit rrugor por mjete dhe forca nga bashkia Dibër dhe subjektit kontraktor kanë punuar dhe normalizuar situatën. Aktualisht ky aks rrugor është i kalueshëm.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet