×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ngjarja tronditëse në Kombinat, detaje horror: Si i gjeti policia trupat e vajzave dhe nënës

Pas ngjarjes tronditëse në Kombinat, ku u gjetën të vdekura Zhaneta dhe Anisa Josifi dhe në gjendje shumë të rëndë vazja tjetër Blerta Josifi, detaje të reja kanë dalur.

Mësohet se fqinjët kanë dyshuar se familja prej gati dy vjetësh nuk jetonin në apartamentin e tyre pasi nuk dëgjonin  asnjë zhurmë apo aktivitet në shtëpinë e tyre.

Fqinjët janë ankuar në bashki  dhe tek zjarrëfikëset për erën e rëndë të dekompozimit të trupit të Anisa Josifit e cila kutërbonte të gjithë pallatin, duke menduar se mos vinte nga kanalizimet.

Policia ka mundur të mbledhë informacione dhe ka rezultuar që askush nuk kishte pasur  kontakte me 33 vjeçaren Anisa Josifi prej kohësh.

Fqinjët kanë treguar se kohë pas kohe vinin njerëz të veshur zyrtar që shpërndanin fletushka që predikonin koncepte religjioze të ringjalljes dhe mishërimit.

Grupi hetimor ka treguar se pas hyrjes në apartament kanë gjetur edhe fletore shënimi ku pjesëtarët e kësaj familjeje tregonin devotshmërinë e tyre ndaj perëndisë dhe sakrificat për ringjalljen.

Në momentin kur ekipi i zjarrëfikësve ka hyrë në shtëpi, kanë gjetur edhe vajzën e vogël të familjes, Blerta Josifin në gjendje tepër të rëndë, të mosushqyer prej javësh e cila i ka thënë zjarrëfikësve: ‘Ju nuk e keni idenë se sa sakrifica bëjmë ne për të arritur ringjalljen’.

Ndërkohë mësohet që vajza e mbijetuar Blerta, ndodhet ende në gjendje të rëndë në spital tek urgjenca e psikiatrisë dhe raportohet që bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën që ta shpëtojnë.

Vajza mësohet se nuk ishte ushqyer fare për më shumë se një javë dhe si pasojë ka arritur një nivel të lartë dehidratimi.

Sipas dëshmive të punonjësve të bashkisë, në momentin kur ata kanë shkuar te apartamenti i familjes Josifi janë përballur me sjellje mjaft të çuditshme.

Mësohet se pas shkuarjes së ekipit të terrenit të bashkisë, ka qenë vajza e vogël që u ka hapur derën punonjësve, por sipas dëshmive ajo ishte tepër e dobësuar saqë ishte bërë “kockë e lëkurë”.

Pasi ka dëgjuar që vajza e saj po fliste me të huaj, nëna e vajzës sipas dëshmive ka ndërhyrë e egërsuar dhe e nervozuar duke iu kundërvënë punonjësve të bashkisë.

Zhaneta Josifi ka kërkuar që punonjësit të largohen dhe se nuk kishin nevojë për pako.

Pasi është pyetur nga punonjësit e bashkisë se përse nuk kishin dalë prej kohësh nga banesa, mamaja e vajzave u ishte përgjigjur shkurt: “Kemi probleme familjare”, duke mos preferuar të japë asnjë informacion tjetër.

Edhe kunati i Zhaneta Josifit, nënës së dy vajzave, ka treguar dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen.

Ai tregoi se kishte shumë kohë që nuk i shihte Zhanetën dhe vajzat e saj.

Sipas kunatit të saj, nëna dhe vajzat me shumë mundësi janë rekrutuar nga ky sekt dhe më pas kanë shkuar drejt ekstremit për shkak të dogmës. Ai tha se kishte mbetur i shokuar nga ngjarja.

“Kisha kohë që nuk i shihja. I shkova në shtëpi, kërkova Anisën dhe më thanë nuk e lemë të dali se nuk ka bërë ditët e zotit. Anisën kisha që në mars të 2019 që nuk e shikoja fare.

I kam folur dhe për punën e fesë, por më urrenin. Në fillim janë rekrutuar në Përmet pastaj librat i kanë marrë tek një qendër tek “Selvia”. Dy javë më parë shkova të takoja posaçërisht Anisën, por nuk më lejuan. Më ndaluan tek dera. Ato nuk ushqeheshin”, ka rrëfyer i tronditur ai.

Ndërkohë edhe vajza e mbijetuar, Blerta Josifi, e shtruar në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT është përmendur dhe ndodhet në gjendje më të stabilizuar.

Stafi që përkujdeset për të ka treguar se vajza përsërit herë pas herë të njëjtën gjë, faktin që ka humbur familjen dhe reagon duke qarë vazhdimisht.

“Kam humbur familjen”, shprehet Blerta Josifi pasi u përmend.

Kujtojmë se pas kësaj tragjedie kanë reaguar edhe Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri. Përmes një deklarate për shtyp Dëshmitarët e Jehovait janë shprehur se janë tronditur për lajmin e tragjedisë në familjen Josifi, por nga ana tjetër ata mohuan që pjesëtarët e kësaj familjeje të kishin qenë ndonjëherë pjesë e organizatës së tyre.

“Përpjekjet për të lidhur këtë ngjarja, apo çdo element të saj me besimin e dëshmitarëve të Jehovait është krejtësisht i pabazë dhe madje fyese për besimin tonë” – thuhet në reagimin zyrtar të Dëshmitarëve të Jehovait në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E rëndë/ Bie nga betoniera, humb jetën 55-vjeçari në Cërrik (Detaje)

E rëndë/ Bie nga betoniera, humb jetën 55-vjeçari në Cërrik (Detaje)

Publikuar më 09.08.2020
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot pasdite në Cërrik, t...

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot pasdite në Cërrik, teksa një punëtor 55-vjeçar, mësohet se ka rënë nga betoniera. Punëtori me iniciale A.S, ka ndërruar jetë menjëherë, ndërkaq në pranga ka rënë administratori i firmës. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë për […]

Lexo më shumë

Ky është 27-vjeçari që u vra në Shkodër, mik i këngëtarit të njohur shqiptar

Ky është 27-vjeçari që u vra në Shkodër, mik i këngëtarit të njohur shqiptar

Publikuar më 09.08.2020
27-vjeçarit Gjin Boriçi (Ndoji) u gjet i pajetë mëngjesin e ...

27-vjeçarit Gjin Boriçi (Ndoji) u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në rrugë pranë makinës së tij të marrë me qira. Dyshohet se ai është qëlluar me një plumb në kokë. Ndërkohë policia ka gjetur katër gëzhoja kallashnikovi pranë vendit të ngjarjes. Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë […]

Lexo më shumë

Breshëri plumbash ndaj hotelit në Tushemisht, ky është 34-vjeçari që terrorizoi pushuesit (Emri + Foto)

Breshëri plumbash ndaj hotelit në Tushemisht, ky është 34-vjeçari që terrorizoi pushuesit (Emri + Foto)

Publikuar më 09.08.2020
Mariglen Topuzi është një nga autorët e ngjarjes së djeshme ...

Mariglen Topuzi është një nga autorët e ngjarjes së djeshme në hotel “Voloreka” në Pogradec. “Shekulli” ka siguruar të dhënat e 34-vjeçarit e po ashtu foton e tij. Referuar informacionit të policisë, mësohet se 34-vjeçari është nga fshati Buçimas, i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Sakaq, policia ka shpallur […]

Lexo më shumë

Organizoi dasmë në oborrin e shtëpisë, gjobitet me 1 milion lekë

Organizoi dasmë në oborrin e shtëpisë, gjobitet me 1 milion lekë

Publikuar më 09.08.2020
Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, shtetasin B. Gj...

Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, shtetasin B. Gj i cili ka organizuar dasmë në oborrin e shtëpisë. Gjoba ka ardhur si pasojë e shkeljeve të rregullave anti-Covid. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë ku në në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte dhe në çdo ambient tjetër, me qëllim parandalimin e përhapjes […]

Lexo më shumë

Terrori në Tushemisht, ndalohet një person, në kërkim tre të tjerë (Detaje)

Terrori në Tushemisht, ndalohet një person, në kërkim tre të tjerë (Detaje)

Publikuar më 09.08.2020
Ndalohet një nga autorët e dyshuar për atentatin me armë zja...

Ndalohet një nga autorët e dyshuar për atentatin me armë zjarri të përsëritur dy herë Brenda javës në një hotel në Tushemisht të Pogradecit me pronar Jetmir Muçllarin. Policia thotë se ka shpallur në kërkim edhe 3 bashkëpunëtorët e dyshuar të tij. Njoftimi i Policisë: Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjeve të ndodhura […]

Lexo më shumë

U ekzekutua në mes të rrugës, dalin detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit në Shkodër

U ekzekutua në mes të rrugës, dalin detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit në Shkodër

Publikuar më 09.08.2020
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 27-vjeçarit në Vau...

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 27-vjeçarit në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se Gjin Ndoji është gjetur i vrarë me plumb në kokë. Dyshimet e para janë se ai mund të jetë ekzekutuar për gjakmarrje, pasi viktima rezulton se ka precedentë penal të mëparshëm. Në vendin e ngjarjes janë […]

Lexo më shumë

Humb jetën në rrethana misterioze 13-vjeçari në Sarandë

Humb jetën në rrethana misterioze 13-vjeçari në Sarandë

Publikuar më 09.08.2020
Një 13-vjeçar me iniciale D.M. banues në Delvinë,  ka ndërru...

Një 13-vjeçar me iniciale D.M. banues në Delvinë,  ka ndërruar jetë. Mësohet se e mituri është dërguar pa shenja jete në spital. Deri tani bëhet me dije se ai ka qenë me një grup fëmijësh në Borsh, prej nga është sjellë i vdekur. Sakaq, nuk dihet ende arsyeja se përse 13-vjeçari ka ndërruar jetë, pritet […]

Lexo më shumë

Ekzekutohet me plumb në kokë 27-vjeçari në Shkodër (Emri)

Ekzekutohet me plumb në kokë 27-vjeçari në Shkodër (Emri)

Publikuar më 09.08.2020
Një person është gjetur i vrarë në Vaun e Dejës. Raportohet ...

Një person është gjetur i vrarë në Vaun e Dejës. Raportohet për shtetasin Gjin Ndoji, 27-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës. Burime pranë policisë dyshojnë se ai është ekzekutuar me armë zjarri, në kokë. Policia njofton se trupi i shtetasit është gjetur rreth orës 05:00. Informacion paraprak Më datë 09.08.2020, […]

Lexo më shumë