Ngjarja tragjike në Francë, kush janë dy agresorët që therën me thikë shqiptarët

Publikuar më 20. 09. 2017 nga Bleona Metushi

Dalin detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Francë në zonën Chaîne në Poitiers, ku dy shqiptarë janë therur me thikë  duke mbetur të plagosur rëndë.

Mediat franceze bëjnë të ditur se ky sulm mund të jetë për të mbyllur llogaritë duke lënë të nënkuptohet se një sherr mund të ketë ekzistuar edhe më parë midis tyre, e ndërsa asnjë hipotezë nuk përjashtohet pasi mund të jetë edhe një konflikt i momentit.

Gjithashtu mediat franceze bëjnë të ditur se personat  të cilët kanë sulmuar dy shqiptarët janë nga me origjinë nga Afrika e Veriut. Të dy agresorët janë arrestuar.

E ndërsa banorët në dëshmitë e tyre janë shprehur se kanë dëgjuar britma të thella dhe fyerje por që nuk mund të kuptonin se për çfarë ishin duke diskutuar.