Ngiste makinën pa patentë/Arrestohet 18-vjeçari që shkaktoi vdekjen e dy vajzave 17-vjeçare

Pas aksidentit të rëndë, të ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Bërzhitë, Tiranë, ku dy vajza 17-vjeçare ndërruan jetë, policia ka arrestuar drejtuesin 18-vjeçar për veprat penale “Shkelja e rregullave të  qarkullimit rrugor“ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Mësohet se i riu i cili ngiste automjetin rezulton të jetë pa patentë dhe njëkohësisht ka qenë në gjendje të dehur.

Ndërkohë 18-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë

Lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën dy shtetase, në përfundim të veprimeve hetimore nga Seksioni i Hetimit të Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tirane, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të  qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë  humbur jetën shtetaset  me inicial D.T, 17 vjeçe, dhe S.S 17 vjeçe,  ndërsa kanë mbetur të  dëmtuar  vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”.

Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymemarrje ishte 0.17 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet