Nga Vangjeli te ish-deputeti i PS, kush janë anëtarët e rinj në Bordet e Universiteteve

Ministria e Arsimit ka publikuar listën me anëtarët e rinj që janë emëruar në Bordet e Administrimit të universiteteve publike.

Në listë bie në sy përfshirja e figurave të njohura si gazetari Lorenc Vangjeli, ish-deputeti i PS, Namik Kopliku, këshilltarja e kryeministrit, Odeta Barbullushi dhe pedagogu Oltjon Rrumbullaku.

Të lartpërmendurit janë disa nga emrat që do të përfaqësojnë Ministrinë e Arsimit në Bordet e Universiteteve.

Ndërkohë, artisti Bujar Kapexhiu është zgjedhur përfaqësues i studentëve në bordin e Universitetit të Arteve dhe gazetari Marin Mema është zgjedhur përfaqësues i studentëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Kujtojmë që në fund të vitit të shkuar shpërthyen protestat masive studentore në Tiranë dhe rrethe, që sollën shkarkimin e anëtarëve të bordeve. Ndonëse kryeministri Rama foli për një “Pakt me studentët” duket se qeveria ka dështuar të bëjë një dialog real me ta, për t’i përfshirë në vendimmarrje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet