
Dilaver Xhelili
Në një nga lulishtet e qytetit ishin ulur dy ish-ushtarakë. Ata po bisedonin për jetën ushtarake, që kishin kaluar ndër vite. Tregonin për ish-kolegët e tyre, që kishin punuar një jetë të tërë. Kemi kaluar një pjesë të madhe në ushtri, pa llogaritur vitet e bukura të rinisë. Njëri nga ish-ushtarakët, u shpreh; A të kujtohet ai djaloshi që u bë shef stërvitje i brigadës.
Po i thot tjetri, ishte shumë djalë i mirë, por dhe një ushtarak i përgatitur. Ai ishte shumë korrekt ndaj detyrës dhe shumë i dashur me ushtarët dhe ushtarakët e brigades . Zaim e quanin , kemi kujtime të bukura me të kur shkonim në stërvitje. Ai ishte shumë i përgatitur dhe e dashuronte rrobën ushtarake dhe artin ushtarak . Tani unë atje do të shkoj , do marr një tufë me lule, më ka nipi ditëlindjen.
Po pse kush është aty te dyqani lulëve – Është ish kolegu jonë Zaim Sina. Do vij ta takoj, e kam patur drejtues kur isha në ushtri.
Por kush është Zaim Sina?
Zaim Sina 60 vjeç, lindur në Memaliaj, rrethi Tepelenë . Shkollën 8-vjeçare e ka kryer në qytetin e Gramshit , pasi babai tij ,ishte ushtarak dhe ndodhej me shërbim në këtë qytet . Zaimi tregon – pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare, unë vazhdova shkollën ushtarake Skënderbegas. Pas mbarimit të shkollës Skënderbegas, una bëra stazhin, në hidroçentralin e Komanit. Në vitet 1981-84, vazhdova shkollën e lartë të bashkuar të oficerëve.

Zaim Sina
Pas mbarimit të studimëve të larta, më caktuan në repartin ushtarak, Peshkëpi në Gjirokastër, me detyrën komandant toge. Drejtuesit e mi duke parë përgatitjen time, e shoqëruar dhe me pastionin më emëruan zv/shef i stërvitjes të brigades në Tepelenë.
Pas dy vjetësh emërohem shef i stërvitjes së brigadës Tepelenë, ku unë dhashë kontributin tim, si një djalë që rridhja nga një familje ushtarakësh. Nga ushtria jam larguar në vitet 1993. Edhe pse sot jam i liruar nga ushtria, ende ndjej pasionin tim pë ushtrinë, për kolegët e mi, që i shërbyem atdheut me devotshmëri të lartë. Unë ushtaraku që u bëra një kultivues i ullirit dhe luleve. Unë para si t’i futesha një prefesioni tjetër, kam bashkëpunuar me institutin e pemtarisë Vlorë. Ndërtova serën e ullirit. Disa kohë jamë marrë me ullinj në Otllak të Beratit. Kamë bërë rrënjëzimin e kalemave të ullirit, me metoda vegjetative, që në atë kohë nuk njihej fare, e cila dha një rezultat të lartë ,në përshpjetimin e rritjes të ullirit para kohe.
Më pas serën e ullirit, e ktheva në serë lulesh, që vazhdoj edhe sot që po flasim bashkë. Kisha kërkesa të mëdha për lule nga njërzit. Unë shes lule nga lindja deri në gëzime të mëdha familjare. Lind një fëmijë, nëse është djalë, përgatiten lule të bardha. Kur lind vajzë, do të jenë lule rozë. Ndërsa në ditëlindjet përgatisim buqeta me lule të të gjitha moshave. Lulet që shiten më shumë janë ato të festave të 7-8 marsit. Dita e të dashuruarëve ka shumë kërkesa .
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply