×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Nga torturat humba fëmijën”, gruaja rrëfen dhunën e burrit polic: Më vuri pistoletën në kokë, e gjeta me dike tjetër

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në “News24” është trajtuar sot historia dramatike e një familje nga Lushnja. Një 46-vjeçare nga fshati Manasufaj, ka zgjedhur të rrëfejë sot dhimbjen e madhe, e cila i ka shkatërruar familjen.

Nëna e një vajze që sot është 18 vjeçe tregoi përmes lidhjes skype se si e dhunonte dhe e braktisi burri. Ajo tha se ishte viti 2000 kur lidhi martesë me ish-bashkëshortin, një djalë nga fshati Lesnaj i komunës Përparim.

Nuk zgjati shumë dhe pas ardhjes në jetë të fëmijës së pare nisi dhe problematika midis tyre. Ai në radhët e uniformave blu e ndërsa Mirela një shtëpiake e dhunuar. Ajo tha se është divorcuar nga ish-burri në 2010-ën, shkruan BW.

“Unë jetoj ne një fshat te Lushnjës, kam qene e martuar ne fshatin Lisnaj komuna e Peqinit. Kam qene e martuar me përpara po celebrimi u be ne vitin 2000, edhe u divorcuam ne vitin 2009 -2010. Ai kur po ndërtonim shtëpinë , kishte lidhje me dike tjetër. Vajza ishte 6-vjeçe. Tani vonë e kam kuptuar. Para se te divorcohesha, ai më përzuri edhe unë u ktheva një moment ne shtëpi e gjeta me dike tjetër. Nja moment vëllai me solli te prindërit sepse me dhembnin dhëmballët dhe bashkëshorti nuk me çonte. Kur i mbusha dhëmballët duhet te kthehesha ne shtëpi, kur mbërrita e gjeta derën te mbyllur edhe ky ishte ne pune ne polici. Aty pash qe brenda shtëpisë ishte dikush tjetër. Unë shkova ne polici sepse kur unë po i thosha me jep çelësat për te hapur derën, ai ngaqë ishte punonjës i policisë ne Peqin nxori pistoletën. Vajza ishte 6 vjeçe edhe e pa te gjithë skenën. Dhuna nisi qe momentin qe ne ndërtuam shtëpinë rreth vitit 2007. Vajza ka qene 4 vjeçe. Ky është punonjës policie te dega e brendshme ne komisariat. Jemi njohur me shkuesi, nëpërmjet një mikut të ish vjehrrit, me njerëzit e mamit tim.

Zgjati disa muaj njohje, diku 5 muaj zgjati e gjithë, fejese e martese. Mbasi ndërtuam shtëpinë, unë ngela shtatzënë me fëmijën e dyte qe edhe e humba. Nga ai moment me torturonte dhe nuk e kuptoja, vetëm se me rrifte me grushte, dhune fizike. Nga torturat qe me bënte ai unë humba fëmijën, shkova ne orët e vona ne spital, aty humba fëmijën, edhe pas humbjes se fëmijës unë u sëmura nga veshkat dhe anemia. Nuk e denoncova kurrë sepse mbesa e këtij ishte e martuar me vëllain tim, plus qe ai ishte punonjës i policisë dhe kisha frike prej tij. Unë doja te rrija te shtëpia sepse e kishim ndërtuar se bashku me atë. Ai me kërkoi divorcin pas një viti te humbjes se fëmijës. Kam shkuar për te marr urdhër mbrojtje edhe ma kane rrezuar sepse ai ishte punonjës policie. Edhe kur u be divorci ne vitin 2009 qe e kërkoi ai, mua nuk me lejuan gjyqtarët te flisja, edhe ndarja e pasurisë nuk u be sepse shtëpia nuk ishte e legalizuar. Nuk ma mori mendja se nuk do ndahej pasuria. Mua nuk mu dha pasuri për mungese dokumentacioni, kur u be zyra e ankesave për legalizim unë aplikova por nuk me lejoi ai ta fotografonin objektin, ai i pagoi te gjitha institucionet. Unë jam dhunuar nga te gjitha anët edhe nga gjithë institucionet. Ai pasi u largova unë edhe u be gjyqi i divorcit, ai ishte martuar me përpara me dike tjetër. Ai jep me zor edhe detyrimin ushqimor.

Ai me largoi vet nga shtëpia dhe e ka kërkuar vet divorcin. Ai është një mashtrues dhe vrasës, që shteti e mban në punë,”-tha 46-vjeçarja.

Ndërkohë, vajza e saj, Soneda tha se mbante mend që kur ishte 5 vjeçe kur e shihte që babai i saj ushtronte dhunë ndaj nënës, shkruan BW.

“Unë mbaj mend që në moshën 5 vjeç që babai im e dhunonte mamin. Mbaj mend që mami qante pa fund. Ai është një baba që nuk është interesuar kurrë për mua, as te shkolla nuk ka ardhur kurrë,”- pohoi ajo.

Pjesë e emisionit u bë dhe ish-burri i 46-vjeçares, i cili përmes një lidhjeje telefonike ai mohoi dhunën e ushtruar. Po ashtu punonjësi i policisë tha se vajzën nuk e kishte takuar prej shumë vitesh, pasi nuk e lejonte ish-gruaja.

“E kam takuar vajzën që në 2019, nuk kam ushtruar kurrë dhunë ndaj saj, ajo ka qëndruar te shtëpia e prindërve pa lejen time. Në shtëpi erdhi e mori i vëllai jo për dhëmballët por për arsye të tjerë. Ajo ka ikur për shkak të nënës dhe dy fëmijëve jetim të vëllait tim. Ajo kur iku unë e kam pritur gati 100 ditë. Ajo pretendon se ka humbur shtatzëninë por nuk është e vërtetë, sepse do ta konstatonte mjeku. Asgjë nuk është e vërtetë, unë jam martuar pas ndarjes në vitin 2010.Unë nuk kam pyetur vajzën drejtpërdrejt por të tjerët që e njohin. Ajo është e mësuar nga nëna që të flasi ashtu. Unë nga ky moment do gjej rastin dhe mënyrën për ta takuar. Unë vet kam pasur një banesë nga babai im në vitet 66, ajo mund të pretendojë shumë por ne kemi bërë një gjyq. Edhe pasuria është ndarë. Unë nuk kam shtëpi, as te ALUIZNI nuk kam. Unë nuk kam asgjë për t’i thënë vajzës time”, -tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Publikuar më 01.07.2020
Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesi...

Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Këtë pozicion e merr ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila është vajza e shkrimtarit Ismail Kadare. Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam krenare […]

Lexo më shumë

Historia e vrasëses që arriti orgazmën teksa godiste viktimat me kazmë (Foto)

Historia e vrasëses që arriti orgazmën teksa godiste viktimat me kazmë (Foto)

Publikuar më 30.06.2020
Karla Faye Tucker raportohej se buzëqeshte teksa u lidh në k...

Karla Faye Tucker raportohej se buzëqeshte teksa u lidh në krevatin e vdekjes për t’u injektuar me përzierjen fatale të ekzekutimit, në burgun e Texas. 38-vjeçarja ishte e dënuar me vdekje prej 14 vitesh, pas vrasjes brutale të dy fqinjëve të saj me një kazmë, teksa ishte e intoksikuar me droga dhe alkool. Vrasjet morën […]

Lexo më shumë

Harroni dekoltenë, këtë verë do të ekspozoni shpinën

Harroni dekoltenë, këtë verë do të ekspozoni shpinën

Publikuar më 29.06.2020
Bluzat apo fustanet e hapura nga mbrapajanë rikthyer në modë...

Bluzat apo fustanet e hapura nga mbrapajanë rikthyer në modë dhe këtë verë. Mund t’i gjeni në versione të mrekullueshme, elegante bazuar në kontrastin, dmth  e mbyllur plotësisht në pjesën e përparme dhe me një hapje të madhe në pjesën e pasme. Në të tjera, kurrizi zbukurohet me lidhëse, harqe, shirita të hollë dhe detaje […]

Lexo më shumë

Një në tri femra vuajnë nga vetmia

Një në tri femra vuajnë nga vetmia

Publikuar më 23.06.2020
Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se një në tre ...

Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se një në tre femra vuajnë nga vetmia. Ky studim është kryer nga disa studiues në Universitetin e Essex, në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët shprehen se femrat po përjetojnë më shumë probleme me shëndetin mendor, se sa meshkujt gjatë kësaj periudhe. Sipas tyre shkak është bërë […]

Lexo më shumë

“Zgjedhja e tyre apo e shefave?”, Flutura Açka e revoltuar me moderatoret e zhveshura të sportit

“Zgjedhja e tyre apo e shefave?”, Flutura Açka e revoltuar me moderatoret e zhveshura të sportit

Publikuar më 22.06.2020
Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka reaguar ditën e sotme ...

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka reaguar ditën e sotme mbi veshjet e vajzave në ekran, duke marrë si shembull moderatoret e sportit shqiptar. Përmes një postim në “Facebook”, ajo shprehet se nuk e di nëse kjo zhveshje është zgjedhje e tyre apo e shefave të tyre, por e di që këtyre vajzave u duhet […]

Lexo më shumë

Fustani më i ri i veshur nga Kate Middleton kushton vetëm 69 dollarë

Fustani më i ri i veshur nga Kate Middleton kushton vetëm 69 dollarë

Publikuar më 22.06.2020
Kate Middleton kohët e fundit është e zënë me paraqitjet e s...

Kate Middleton kohët e fundit është e zënë me paraqitjet e saj të planifikuara në Zoom dhe ajo ka përsosur kombinimet e veshjeve që përdor në thirrje me video. Dukesha e Kembrixhit foli në një mesazh të regjistruar për rëndësinë e mirëqenies mendore tek fëmijët gjatë një asambleje të organizuar nga Akademia Kombëtare Oak. Për […]

Lexo më shumë

Njihuni me gruan që i ka flokët më të gjata sesa trupin

Njihuni me gruan që i ka flokët më të gjata sesa trupin

Publikuar më 20.06.2020
Kur Malgorzata Kulczyk dëshiron të relaksohet, ajo i zgjidh ...

Kur Malgorzata Kulczyk dëshiron të relaksohet, ajo i zgjidh flokët dhe i lë të përhapen në tërë trupin e saj – bëhet fjalë për flokët e gjata prej 1.5 metra. Në fakt, ajo i ka më të gjata flokët sesa tërë trupin, dhe pranon se pak kush beson se i ka natyrale dhe se nuk […]

Lexo më shumë

Gjashtë mënyra për t’u dukur elegante me një bluzë të shkurtër

Gjashtë mënyra për t’u dukur elegante me një bluzë të shkurtër

Publikuar më 18.06.2020
Nuk ka asnjë limit moshe kur vjen puna për të veshur një blu...

Nuk ka asnjë limit moshe kur vjen puna për të veshur një bluzë të shkurtër. Mund t’i vishni sa herë të doni, mjafton të dini si t’i kombinoni. Me kombinimin e duhur, bluza e shkurtër jo vetëm që s’duket i ekzagjeruar, por të krijon një pamje elegante. Tani në verë, e dimë që janë lloji […]

Lexo më shumë