×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nga sporti në politikë, njihuni me Marko Kepin shqiptarin e parë që garon në zgjedhjet e New York-ut

Marko Kepi është shqiptari i parë i cili garon për zgjedhjet në asamblenë e New York-ut. Ai tregon për “Shekulli”-n sfidat e kësaj gare, përfaqësimin e shqiptarëve dhe si iku nga Shqipëria 20 vite më parë

Enida Vërça

Marko Kepi, është i pari shqiptar i cili garon për zgjedhjet në asamblenë e New Yorkut të cilat pritet të mbahen në pas një muaji. Në një intervistë për “Shekulli”-n Kepi tregon disa nga arsyet që e kanë shtyrë të marrë pjesë në këto zgjedhje. Në fjalën e tij, ai flet edhe për të ardhmen e komunitetit shqiptarë, nëse arrin të fitojë besimin e popullit. Por si lindi ideja për një kandidim të tillë? “Ideja lindi gjatë kohës që unë punoja për Senatorin Marty Golden. Si Kryetar i organizatës ‘Albanian Roots’ e kuptova se nuk mund të jap me shumë nga ç’kam dhënë deri më tani vullnetarisht”, thotë ai.

Zgjedhjet

Në fjalën e tij Kepi thotë se së pari i duhet të fitojë zgjedhjet  brenda partisë republikane me rivalin e tij, i cili është më prejardhje nga Greqia. “Si fillim është gara brenda partisë republikane sepse në zonën ku ne garojmë State Ireland Partia Republikane fiton me shumicë pasi kundërshtari demokrat nuk është një kundërshtar serioz e kështu gara më e fortë që kemi është brenda partisë. Kundërshtari im është një amerikan me prejardhje nga Greqia unë jam kundërshtari tij me prejardhje nga Shqipëria”, tregon ai.

Shqiptarët

Synimi i kësaj fitore është përfaqësimi i të drejtave të shqiptarëve në Amerikë. Ai thotë se në zonën ku jeton, numri i shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë aty është tejet i lartë. “Nëse ne fitojmë mund t’i japim shumë komunitetit tonë. Këtu janë më shumë se 30,000 shqiptarë, kryesisht nga zone Ulqinit (Ana e Malit) Kraja dhe Dibra”, tregon ai. Për të garantuar fitoren, Kepi thotë se duhen rreth 2000 vota, por problemi më i madh është fakti se një pjesë e tyre nuk janë legalë. E gjithë kjo nuk u jep të drejtë të zgjedhin apo votojnë për t’u përfaqësuar.

Politika

I pyetur se kur ka nisur të merret me politikë dhe se si e gjen veten në këtë fushë, ai thotë se ka një histori të hershme. “Me politikë merren që në moshën 16-vjeç dhe fushata e parë që unë u aktivizova ishe për ‘Rudy Giuliani’ kur zhvilloheshin zgjedhjet për president në SHBA. Angazhimi jonë në këtë fushatë ka filluar nga 29 shtatori 2019”, bën me dije ai. ëm tej thotë se ka një eksperiencë të gjatë me kongresmenin Michael Grimm, duke besuar së do i fitojë këto zgjedhje.

Largimi

Kepi u largua nga Shqipëria në prill të 2001, kur ishte vetëm 10-vjeç, por gjithmonë ka shpresuar se një ditë do të përfaqësojë në botë vlerat e këtij shteti. Ai thotë se në këtë moshë ka qenë i angazhuar në fushën e sportit dhe atë politikë po ashtu. 30-vjeçari beson se me fitoren e këtyre zgjedhjeve, do të arrijë të hap dyert e shkollave shqipe në New York, apo edhe të qendrave kulturore. “Komuniteti shqiptar përveç vetëqeverisjes, do i hapen dyert që të kenë shkolla shqipe, qendra kulturor, programe për moshat e treta, qendra punësimi, mbështetje mjekësore. Nuk do të jetë më nevoja që shqiptarët të lobojnë me mijëra dollarë që një politikan të mbrojë të drejtat e tyre, por do kenë një shqiptar që do ta bëjë atë me gjithë zemër”, përfundoi i riu.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ndalet solidariteti i shqiptarëve ndaj italianëve, dhurojnë 11 mijë euro për të luftuar Covid-19

Nuk ndalet solidariteti i shqiptarëve ndaj italianëve, dhurojnë 11 mijë euro për të luftuar Covid-19

Publikuar më 01.07.2020
Një grup sipërmarrësish shqiptarë që jetojnë në Conegliano (...

Një grup sipërmarrësish shqiptarë që jetojnë në Conegliano (Treviso), i kanë dhururar rajonit të Venetos në Itali 11 mijë euro në shenjë solidariteti që ky vend po kalon si pasojë e pandemisë së Covid-19. Guvernatori i rajonit të Venetos, Luca Zaia në një postim në rrjete sociale, ka vlerësuar gjestin e tyre duke shkruar “kanë […]

Lexo më shumë

E martuar me një burrë me ngjyrë, rrëfimi i shqiptares: Për prindërit bashkëshorti nuk ekzistonte

E martuar me një burrë me ngjyrë, rrëfimi i shqiptares: Për prindërit bashkëshorti nuk ekzistonte

Publikuar më 22.06.2020
Protestat pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë, n...

Protestat pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë, nxjorrën përsëri në pah betejën e dhimbshme për barazi racore në Shtetet e Bashkuara. Por, çdo të thotë të ndeshesh me problemet racore në një kontekst më personal – me çfarë vështirësish përballet një çift dy-racor në Amerikë? Jonida Spahija dhe bashkëshorti i saj Nnamdi […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump nderon një tjetër shqiptar me medalje ari, i riu ndan emocionet

Presidenti Trump nderon një tjetër shqiptar me medalje ari, i riu ndan emocionet

Publikuar më 20.06.2020
Prej vitesh ndihmon njerëz në mënyrë vullnetare, Trump i jep...

Prej vitesh ndihmon njerëz në mënyrë vullnetare, Trump i jep medalje ari shqiptarit Marko Kepi. 30-vjeçari tregon për “Shekulli”-n emocionet dhe planet për të përfaqësuar shqiptarët në Amerikë Enida Vërça Edhe tre ditë kanë mbetur nga gara për zgjedhjet që do të mbahen në asamblenë e New York-ut, ku pjesë e tyre është edhe shqiptari […]

Lexo më shumë

Emigracioni arrin nivelin më të lartë të dekadës, më shumë ikje sesa kthime në vend

Emigracioni arrin nivelin më të lartë të dekadës, më shumë ikje sesa kthime në vend

Publikuar më 19.06.2020
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, në v...

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, në vend janë kthyer 20.7 mijë imigrantë, që është niveli më i ulët që nga viti 2010. Sipas kësaj, migracioni është zgjeruar, duke arritur në 2019-n në rreth 23 mijë persona që janë larguar neto nga vendi, niveli më i lartë, të paktën që nga 2011-a. Sipas […]

Lexo më shumë

Shtyhen deri në një datë tjetër aplikimet për pajisjen me leje qëndrimi në Itali

Shtyhen deri në një datë tjetër aplikimet për pajisjen me leje qëndrimi në Itali

Publikuar më 17.06.2020
Shteti italian ka shtyrë afatin kohor të mbylljes së procesi...

Shteti italian ka shtyrë afatin kohor të mbylljes së procesit të pajisjes me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët ilegalë në Itali. Qeveria e mori këtë vendim për shtyrjen e afatit kohor të këtij procesi nga data 15 korrik 2020 deri në 15 gusht 2020, në mbledhjen e fundit të bërë nga Këshilli i Ministrave. […]

Lexo më shumë

Vendet me kërkesën më të lartë për punësime në Itali, ndër to dhe Shqipëria

Vendet me kërkesën më të lartë për punësime në Itali, ndër to dhe Shqipëria

Publikuar më 16.06.2020
Në Itali, Ministria e Brendshme ka publikuar të dhënat e par...

Në Itali, Ministria e Brendshme ka publikuar të dhënat e para të procesit që ka nisur më datë 1 qershor 2020 në lidhje me punësimin dhe pajisjen me leje të rregullta qëndrimi për emigrantët ilegalë në shtetin italian. Pas dy javësh që ka nisur ky proces, janë prezantuar rreth 32 mijë kërkesa me një mesatare […]

Lexo më shumë

Përjetësisht të përjashtuar/ Lorik Cana dhe Saimir Pirgu, mes emigrantëve që firmosin peticionin për të votuar

Përjetësisht të përjashtuar/ Lorik Cana dhe Saimir Pirgu, mes emigrantëve që firmosin peticionin për të votuar

Publikuar më 14.06.2020
Nis nënshkrimi i peticionit për të drejtën e votës së emigra...

Nis nënshkrimi i peticionit për të drejtën e votës së emigrantëve. Brikena Muharremi, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës thotë për “Shekulli”-n se peticioni ka patur mbështetje të jashtëzakonshme, përfshirë edhe personazhe të famshëm. 1.6 milionë shqiptarë vazhdojnë të jenë të përjashtuar ndër vite Enida Vërça Diaspora kërkon sistem proporcional me lista të hapura dhe […]

Lexo më shumë

Tragjike/ 34-vjeçarja shqiptare humbet jetën pas një aksidenti të rëndë në Itali

Tragjike/ 34-vjeçarja shqiptare humbet jetën pas një aksidenti të rëndë në Itali

Publikuar më 13.06.2020
Një aksident tragjik i shënuar në Poggio Rusco, në provincën...

Një aksident tragjik i shënuar në Poggio Rusco, në provincën e Mantovës në Itali, i ka marrë jetën një vajze 34-vjeçare shqiptare. Mediat italiane kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Fatma Coren, e cila fatkeqësisht humbi jetën ditën e enjte pas aksidentit të rëndë. Është mësuar se e reja shqiptare po udhëtonte me […]

Lexo më shumë