×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Nga shenjat e lehta, tek përkeqësimi”, Brataj: Covid kap çdo organ, kur duhet të shqetësoheni

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se koronaviurusi po pëson mutacion. I ndodhur mes mjekësh dhe infermier, ku po marrin informacion mbi mënyrat trajtimit sipas formës së sëmundjes, medikamentet e përdorura, udhëzuesin dhe principet e trajtimit tek fëmijët për përballjen me virusin e rrezikshëm, ai ka bërë një përmbledhje të gjithë sëmundjes nga shenjat më të lehta, tek ato më të rëndat. Momneti kur është shqetësues për pacientin e prekur dhe se si ky virus prek çdo organ të trupit.

Ndryshimet janë jo vetëm në membranën sa i përket proteinës, por edhe enzima që bën aktivizimin e proteinës, në membranën ku kapet Covid. Ka lëshuar mutacione më të ngadalta. Është fakt pozitiv. Kap çdo organ, nuk është thjesht i mushkërive. Shenjat e simptomat tipike janë kollë temperaturë, dhimbje koke, fyti, vështirësi në frymëmarrje, por këto të gjitha nuk shfaqen njëherësh, do shfaqen hap pas hapi.

Tipike është dhimbja e kokës, dhimbje të forta koke që kam parë edhe vetë në pacientë të ndryshëm që referojnë se dhimbja është në vijimësi dhe është tipike e këtij virusi. Po ashtu humbja e shijes dhe nuhatjes që për fat të mirë korrespondon në format e lehta më shumë i përhapur.

Shenjat e tjera, janë bashkëshoqëruese. 3-5 ditët e para, pacienti nëse e ka formë të lehtë, do ndryshojë. Nëse do vijojë pas javës së parë ashpërsimi i simptomave të jeni të sigurt që do përkeqësohet.

7-14 ditët e para është kyçi i suksesit të monitorimit dhe trajtimit të pacientit. Ekzaminimi objektiv nga koka te këmbët na thotë shumë, ngjyra e lëkurës, e buzëve, qafa, na tregojnë, dëgjimi i pulmoneve, majat dhe bazën, ka zhurma respiratore, të gjitha na thonë diçka. Nëse dëgjojmë fishkëllima janë akoma te bronket.

Me këtë sëmundje që jemi sot triazhi është thelbësor dhe te pacienti që dyshohet se jo çdo dhimbje e kollë është Covid. Do e orientojmë të izolohet se është i dyshuar”, është shprehur Brataj.

Gjithashtu Brataj ka bërë me dije se është e rëndësishme që pacientët me Covid të mos qëndrojnë shtrirë për një kohë të gjatë. “Qëndrimi shtirë është faktor favorizues më shumë, sado në moshë të jenë këshillojini të lëvizin e mos rrinë shtrirë 24 orë”.

Sipas shefit të Urgjencës forma e lehtë e virusit karakterizohet nga shenja të lehta, e në këto momente nuk këshillohet të bëhet imazheri, pas  5 ditësh i këshilloj njerëzit të bëjnë analizat e gjakut, ato janë indikatorë. Brataj deklaron se me rëndësi për mjekun është të kuptojë çfarë pacienti ka përballë, dhe si e përballon nga ana emocionale lajmin për prekjen nga koronavirusi, apo faktin që mund të ketë vështirësi në  frymëmarrje.

“Vështirësia në frymëmarrje, duhet të ketë dy momente që duhet ti ndajmë, sa i ndjeshëm është pacienti, pra sa veta ju marrin në telefon në ditë ju thonë jam me Covid vetëm se kanë qenë kontakt, duhet të jetë një terapi qetësuese që heq ankthin”, ka thënë ndër të tjera Brataj.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Covid-19/ Vaksina e Oksfordit, prodhon përgjigje të fuqishme imunitare tek të moshuarit

Covid-19/ Vaksina e Oksfordit, prodhon përgjigje të fuqishme imunitare tek të moshuarit

Publikuar më 23.11.2020
Rezultatet e testeve të fundit, sugjerojnë se vaksina e koro...

Rezultatet e testeve të fundit, sugjerojnë se vaksina e koronavirusit e Universitetit të Oksfordit, prodhon një përgjigje të fortë imunitare tek të rriturit e moshuar. Universiteti pritet të bëjë publike të dhëna mbi efektivitetin e vaksinës në javët në vijim. Vaksina ChAdOx1 nCov-2019, është treguar se shkakton një reagim të fortë imunitar tek të rriturit e shëndetshëm të moshës 56-69 vjeç, dhe tek njerëzit […]

Lexo më shumë

“Ndërrojmë bombolat e oksigjenit në makinë”, denoncimi i fortë i mjekut: Pacientët rrinë në autoambulancë me orë të tëra

“Ndërrojmë bombolat e oksigjenit në makinë”, denoncimi i fortë i mjekut: Pacientët rrinë në autoambulancë me orë të tëra

Publikuar më 22.11.2020
Mjeku Dritan Koçiaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social ...

Mjeku Dritan Koçiaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka denoncuar situatën në të cilën ndodhen spitalet Covid në vend. Ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama, Komitetit të Ekspertëve, Ministres Ogerta Manastirliu, që të reagojnë sa më shpejtë, pasi situata ka dal jashtë kontrollit. Koçiaj thotë se në spitalin COVID 2, janë 6 […]

Lexo më shumë

Manastirliu publikon shifrat/ Tregon javën më numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19, çfarë po ndodh në spitale

Manastirliu publikon shifrat/ Tregon javën më numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19, çfarë po ndodh në spitale

Publikuar më 19.11.2020
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklarat...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat, ka treguar shifrat e rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë. Sipas ministres Manastirliu, kemi të konfirmuara me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, mbi 29 mijë raste duke prodhuar një incidencë, me 1042 raste për 100 mijë banorë. Ministrja bëri me dije se aktualisht […]

Lexo më shumë

Mjeku tregon si të dallojmë Covidin nga gripi, kujdesi që duhet të tregojmë me vitaminat

Mjeku tregon si të dallojmë Covidin nga gripi, kujdesi që duhet të tregojmë me vitaminat

Publikuar më 17.11.2020
Mjeku imunolog, Genc Sulçebe ka treguar shenjat karakteristi...

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe ka treguar shenjat karakteristike të një pacienti të prekur me COVID-19, duke bërë dallimin nga ato të gripit sezonal. Ai tha se shenja kryesore dalluese tek pacientët e prekur është temperatura e lartë dhe dhimbja e kokës, ndërkohë që nuk mungojnë as shenja si diarreja, këputja apo anoreksia. “Shenjat e Covid-it […]

Lexo më shumë

Ditë të zeza për Shqipërinë/ 7 viktima dhe 532 raste të reja me COVID-19

Ditë të zeza për Shqipërinë/ 7 viktima dhe 532 raste të reja me COVID-19

Publikuar më 14.11.2020
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19. Një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana, nuk kanë arritur të mbijetojnë. Deri më tani shkon në […]

Lexo më shumë

Rritet numri i vdekjeve në 12 qarqe, lindjet pësojnë rënie në 11 qarqe

Rritet numri i vdekjeve në 12 qarqe, lindjet pësojnë rënie në 11 qarqe

Publikuar më 13.11.2020
Megjithëse një pjesë bebeve që lindin jashtë regjistrohen në...

Megjithëse një pjesë bebeve që lindin jashtë regjistrohen në Shqipëri për të përfituar bonusin e bebeve, lindshmëria rezultoi me ulje në 9-mujorin e 2020 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, gjatë 9-mujorit  në të gjithë vendin lindën 19 mijë e 636 foshnja, por sipas burimeve nga Ministria e […]

Lexo më shumë

Brenda spitalit Covid 2/ Manastirliu publikon pjesën e tretë të ‘ekskluzives’, sfidon gazetarët, regjisorët dhe montazhierët

Brenda spitalit Covid 2/ Manastirliu publikon pjesën e tretë të ‘ekskluzives’, sfidon gazetarët, regjisorët dhe montazhierët

Publikuar më 12.11.2020
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mëngjesin e kësaj të enjte pamje nga brenda spitalit Covid 2. Nën titullin ‘ekskluzive’ dhe me logon e ERTV-së, pamjet e transmetuar reflektojnë një montazh të lidhur mirë dhe pacientë të sforcuar që në kulmin e sëmundjes, ‘duken’ të lumtur. Gazetari i televizionit qeveritar merr […]

Lexo më shumë

Merr fund greva e urisë, gratë naftëtare presin për takim kryeministrin Rama

Merr fund greva e urisë, gratë naftëtare presin për takim kryeministrin Rama

Publikuar më 09.11.2020
Pas 26 ditë grevë urie, gratë naftërate kanë vendosur ta ndë...

Pas 26 ditë grevë urie, gratë naftërate kanë vendosur ta ndërpresin atë dhe të takojnë pasditen e kësaj të hëne kryeministrin Rama. Ata shpresojnë që kreu i qeverisë ti jap zgjidhje kërkesave të tyre. Po ashtu ato paralajmërojnë se nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje nga qeveria, do të rikthen sërish në grevë. “Zgjidhje […]

Lexo më shumë