Nga “Sahatçiu” në “Ora”/ Mësoni pse është ndryshuar mbiemri i Ritës

Është larguar nga Kosova vetëm kur ka qenë një vjeçe. Familja e saj është larguar në drejtim të Anglisë vetëm për shkak te gjendjes politike. Nëse deri më tani nuk e keni kuptuar për kë po flasim, është një detaj i vetëm që ju konfuzon (mbiemri Sahtçiu). Kjo është historia e familjes së Besnik dhe Vera Sahtaçiut, por që në Britaninë e Bashkuar njihen si ORA.

Mbiemri i Ritës, një prej artisteve më të dashura me famë botërore vjen prej trashëgimisë së profesionit të të parëve të babait të saj, Sahatçiu, që do të thotë ‘orëndreqës’. I ati vendosi ta ndryshonte mbiemrin e tyre në Ora, sepse ishte më e lehtë për t’u shqiptuar dhe për t’u mbajtur mend. Ndonësi asnjë fëmijë nuk mori zanatin e të parëve për të cilin shquheshin në Kosovë, Rita bëri të mundur që ky mbiemër të njihej në gjithë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet