Nga pjatalarëse në pasarela botërore, njihuni me modelen

Publikuar më 18. 09. 2017 nga pandeli

Nga lavamani duke larë pjata në sfilatat e modës, në shumë pak kohë. Bëhet fjalë për Remington Williams, një modele e re super e fotografuar gjatë New York Fashion Week, e cila deri në fund të muajit gusht lante pjatat në Chipotle, një rrjet restorantesh në SHBA.

Në pak kohë ajo e gjeti veten në New York , duke firmosur një kontratë me DNA Models, agjencinë e modës së Linda Evangelista dhe Natalia Vodianova.

Aktualisht Remington po trajnohet për të marrë pjesë në javët e modës nëpër Europë. Ajo është pagëzuar nga mediet ndërkombëtare si “Hirushja e modës”.