Nga nesër nisin punimet në akset Vorë-Rinas-Fushë Krujë, ARRSH: Ja si devijohet trafiku

Duke nisur nga nesër do të jetë bllokim të aksit rrugor Vorë-Kthesa Rinas-Fushë Krijë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore bëjnë me dije se bllokimet do të ndodhin në kuadër të rehabilitimit të disa rrugëve.

Në deklaratën e ARRSH thuhet se nga nesër do të nisë puna dhe paralelisht, kjo do të shoqërohet me bllokim dhe devijimin e qarkullimit të mjeteve.

Të gjithë përdoruesit e rrugës nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri në kthesën e Prezës nuk do të kenë akses, ndërsa punimet në këtë aks do të zgjasin 45 ditë.

 

Njoftimi i plotë

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.

Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.

Nga dita e neserme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë.

Kohezgjatje e punimeve per rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganes se Tiranes deri tek kthesa per Prezë eshte 45 dite.

Segmmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhes se kryerjes se punimeve.

Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores.

Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet