×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Nga maskat falas, bonuset e qirave, tek transporti i dedikuara”, eksperti shqiptar prezanton 10 masat që ulin përhapjen e COVID

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho përmes një reagimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka bërë të ditura 10 masat, të cilat sipas tij duhen marrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit tek grupet me risk më të madh.

“Sigurisht, këto masa nuk do ta eliminojnë përhapjen e COVID midis të moshuarve apo personave të prekur nga sëmundje kronike, por do ta reduktojnë ndjeshëm atë”, shkruan ai.

Ai thotë se “Secili vend është i veçantë, prandaj edhe duhet të marrë masa në përputhje me nevojat dhe karakteristikat e veta. Në fund të fundit, risku për këdo, përfshi të moshuarit, nuk bëhet asnjëherë zero, por një tërësi masash mund ta ulin atë në mënyrë të ndjeshme.”

Reagimi i plotë i Erion Dashos:

JO MË “NJË MASË PËR TË GJITHË”!

(One size does NOT fit all)

Që në fillimet e epidemisë së COVID, u identifikuan grupet vulnerabël, ata me më shumë gjasa se të tjerët që të prekeshin më rëndë nga virusi, të zhvillonin komplikacione të sëmundjes dhe të rrezikonin jetën prej tij. Këta ishin personat me moshë mbi 65 vjeç dhe personat e prekur nga sëmundje të caktuara kronike.

Për shkak se janë në kontakt me të sëmurët shumë më shpesh se të tjerët dhe për shkak se mendohet që ka një lidhje midis dozës infektuese dhe shkallës së gravitetit të sëmundjes, personeli mjeksor mund të përfshihet si grupi i tretë në risk lidhur me COVID-19.

Ndërkohë që masat anti-COVID përgjithësisht u bazuan tek parimi “një masë u shkon të gjithëve”, disa vende si Singapori apo Izraeli u përpoqën që në fillimet e epidemisë të aplikonin masa inteligjente që veçonin grupet në risk nga pjesa tjetër e popullatës.

Përafrimi suedez, i vlerësuar i suksesshëm, pati dështimin e vet me të madh kur nuk arriti të parandalonte vdekjet nga COVID tek të moshuarit në shtëpitë e kujdesit. Së fundi, flitet se Britania e Madhe do të aplikojë të tilla masa duket vendosur kufizime të lëvizjes për personat mbi një kufi moshe të caktuar.

POR A FUNKSIONOJNË MASAT INTELIGJENTE?

Secili vend është i veçantë, prandaj edhe duhet të marrë masa në përputhje me nevojat dhe karakteristikat e veta. Në fund të fundit, risku për këdo, përfshi të moshuarit, nuk bëhet asnjëherë zero, por një tërësi masash mund t’a ulin atë në mënyrë të ndjeshme.

Një pjesë e masave MIDIS të cilave mund të zgjidhen nga çdo vend ato më të përshtashmet (feasible) do të ishin:

  1. Praktika për të favorizuar të moshuarit dhe personat me një kartë shëndeti të posaçme në përfitimin e shërbimeve në supermarket, administratë, etj. duke i mundësuar atyre një fashë orare të privilegjuar, p.sh. 8.00 me 10.00.
  2. Mjete transporti të dedikuara për kategoritë në risk. P.sh. në çdo tre mjete, një i dedikohet të moshuarve apo bartësve të kartës së shëndetit.
  3. Shpërndarje maska falas për këto kategori, majde jo maska artizanale apo kirurgjikale (të ashtuquajturat maska “solidare”) por maska që ofrojnë mbrojtje të shtuar siç janë maskat tip FFP2 ose FFP3.
  4. Bonus qiraje (p.sh. 10 mijë lek në muaj) që të moshuarit që jetojnë së bashku me fëmijët të kenë mundësi të marrin një banesë me qira deri në zbulimin e vaksinës.
  5. Një fushatë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e kategorive në risk që ndërthur mesazhet për këtë moshë dhe mesazhet për personat e tjerë (p.sh. “të mbrojmë gjyshërit tanë”, etj.)
  6. Përmirësim të ndjeshëm të trinomit testo-gjurmo-trajto për të mundësuar diagnozën e hershme dhe trajtimin e hershëm të personave që i përkasin kategorive në risk.
  7. Hartim i protokolleve të veçantë për ndjekjen në shtëpi dhe spital të personave që i përkasin kategorive në risk.
  8. Ndryshim i protokollit nga testo-gjurmo-trajto në testo-gjurmo-izolo për persona të jetojnë së bashku me prindër të moshuar apo me persona të prekur nga sëmundje kronike të caktuara.
  9. Mundësi për të punuar nga shtëpia për të gjithë personat që u përkasin grupeve në risk dhe janë në marrëdhënie pune. Kur është e mundur, mund të konsiderohet edhe ndryshimi i përkohshëm i profilit të punës (p.sh. një person i gjykuar në risk që punon në një profil që ka kontakt të shtuar me njerëzit, mund të kalohet përkohësisht në një profil pune ku ky kontakt është më i reduktuar).
  10. Caktimi i fashave orare të dedikuara për shëtitje, ushtrime fizike, madje edhe plazh për personat që u përkasin kategorive në risk. Për plazhet, si për transportin, mund të mendohen edhe plazhet e dedikuara për personat mbi 65 vjeç gjatë periudhës së epidemisë.

Sigurisht, këto masa nuk do t’a eliminojnë përhapjen e COVID midis të moshuarve apo personave të prekur nga sëmundje kronike, por do t’a reduktojnë ndjeshëm atë.

NËPËRMJET NJË TRAJTIMI TË DIFERENCUAR TË PERSONAVE QË U PËRKASIN GRUPEVE NË RISK, DO TË KRIJOHET MUNDËSIA QË PJESA TJETËR E SHOQËRISË TË KETË NEVOJË PËR MË PAK KUFIZIME DHE TË ZHVILLOJË NJË VEPRIMTARI EKONOMIKE DHE SOCIALE SA MË AFËR NORMALES!

KOHA PËR VEPRIM!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Na konsiderojnë pasanikë”, Elton Deda ngre shqetësimin: Kemi 8 muaj pa punuar, po shkojnë drejt falimentit

“Na konsiderojnë pasanikë”, Elton Deda ngre shqetësimin: Kemi 8 muaj pa punuar, po shkojnë drejt falimentit

Publikuar më 26.09.2020
Prej tetë muajsh, koronavirusi ka dëmtuar rëndë edhe industr...

Prej tetë muajsh, koronavirusi ka dëmtuar rëndë edhe industrinë e muzikës, duke shtyrë apo anuluar shumë koncerte. Së fundmi, Elton Deda ka treguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” se sa pesimist është bërë për të ardhmen e muzikës, sepse nuk ka mbështetje nga shteti. “Tashmë ne muzikantët në Shqipëri e Kosovë po hyjmë në muajin […]

Lexo më shumë

Bulqizë/ Koronavirusi infekton shkollën 9-vjeçare, 5 mësues dhe drejtori dalin pozitivë

Bulqizë/ Koronavirusi infekton shkollën 9-vjeçare, 5 mësues dhe drejtori dalin pozitivë

Publikuar më 26.09.2020
Koronavirusi ka “hyrë” në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tanci”...

Koronavirusi ka “hyrë” në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tanci” në Bulqizë. Raportohet se drejtori i shkollës dhe 5 mësues kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Edhe pse janë 5 mësues dhe drejtori i shkollës me Covid-19 mësimi vazhdon rregullisht. Në qarkun e Dibrës janë aktiv me koronavirus 90 persona.

Lexo më shumë

E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga ballkoni i banesës, trupi ende në trotuar (Foto)

E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga ballkoni i banesës, trupi ende në trotuar (Foto)

Publikuar më 26.09.2020
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Ti...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një grua është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banonte , duke ndërruar jetë në vend. Paraprakisht behet e ditur se ngjarja ka ndodhur te rruga e “Dibrës”, dhe viktima është shtetësja B.K., 60 vjeç. Dyshohet se  shtetasja B.K, vuante nga […]

Lexo më shumë

“Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese!”, ministrja Xhaçka: Mund të kemi të papritura

“Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese!”, ministrja Xhaçka: Mund të kemi të papritura

Publikuar më 26.09.2020
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për med...

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat sqaroi situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq. Referuar të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit si dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë, niveli i ujit mund të arrijë nivele të papërballueshme nga infrastruktura e kullimit dhe […]

Lexo më shumë

Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2020
Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga korona...

Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në […]

Lexo më shumë

Covid-19/ Zbulohet numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit

Covid-19/ Zbulohet numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit

Publikuar më 26.09.2020
Një lajm i mirë është bërë i ditur orët e fundit. 88 qytetar...

Një lajm i mirë është bërë i ditur orët e fundit. 88 qytetarë të konfirmuar pozitivë me Covid-19 janë shëruar. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë dhe një foto të mjekëve dhe infermiereve të spitalit ku dhe ka bërë me dije numrin e pacientëve të shëruar në 24 orët […]

Lexo më shumë

Paralajmëron OBSH: Numri i viktimave nga COVID-19 mund të shkojë deri në 2 milionë

Paralajmëron OBSH: Numri i viktimave nga COVID-19 mund të shkojë deri në 2 milionë

Publikuar më 26.09.2020
Teksa vdekjet nga koronavirusi në botë po i afrohen shifrës ...

Teksa vdekjet nga koronavirusi në botë po i afrohen shifrës prej 1 milion, eksperti kryesor i Shteteve të Bashkuar për sëmundje ngjitëse, ka paralajmëruar kundër uljes së përpjekjeve për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive, u bëri thirrje njerëzve që ta kujtojnë se “kjo […]

Lexo më shumë

“Fjalë të padenja për një femër”, ish-kreu i PS-së denoncon kërcënimet e Elisës pasi tregoi për ‘peshkun’

“Fjalë të padenja për një femër”, ish-kreu i PS-së denoncon kërcënimet e Elisës pasi tregoi për ‘peshkun’

Publikuar më 26.09.2020
Elisa Spiropali duket se nuk i ka gëlltitur mirë fjalët e sh...

Elisa Spiropali duket se nuk i ka gëlltitur mirë fjalët e shkruara nga ish-kreu i PS-së në Shkodër, Edip Shiroka, që sot denoncoi kërcënimet nga numri 0694000342 që iu prezantua si ministrja e Ramës. ‘S’kishte si të ndodhte ndryshe. Ky numër më mori në telefon dhe më kërcënoi. U prezantua si Elisa. Foli fjalë të […]

Lexo më shumë