Nga legjendë e futbollit në armik të Erdoganit, Sukur përfundon shofer taksie

Hakan Sukur, futbollisti legjendar të kombëtares së Turqisë, pavarësisht se ka bërë historinë me kombëtaren ballkanase, 48-vjeçari nuk është i pëlqyer aspak në vendin e tij. Përplasjet me presidentin vendas, Rexhep Tajip Erdogan i kanë dhënë një shuplakë të fortë fateve të tij.

Sulmuesi që udhëhoqi Turqinë drejt vendit të tretë në Kupën e Botës 2002 u dëbua nga vendi, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ishin destinacioni i ri për Sukur. Aty, ish futbollisti nisi të punonte si të gjithë njerëzit e zakonshëm, ku shpesh e kemi parë të shes në rrugë dhe së fundmi edhe të ngas një taksi në Uashington.

Por si ndodhi që një legjendë si Sukur të kthehej në një armik të popullit të vet. Në vitin 2011, ai u bashkua me partinë e Erdoganit, AKP, ku u bë edhe deputet në parlament, përpara se të jepte dorëheqjen në 2013.

Më pas, ai u akuzua për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të dështuar të vitit 2016, të cilin kundërshtari i Erdoganit Fethullah Gyleni e inicioi sipas Erdoganit, Hakan Sukur që atëherë ka qenë subjekt i një fletëarresti në Turqi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet