Nga Kim Jong Un te Adolf Hitler, ja për cilat ekipe bënin tifo diktatorët

Publikuar më 29. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Edhe diktatorët e ndjekin futbollin, madje kanë ekipet e tyre të zemrës për të cilat bëjnë tifo.

Nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong UN, e deri te famëkeqi Adolf Hitler,  ja për cilin ekip kanë bërë tifo sipas panoramës diktatorët më të famshëm të botës.

Disa prej ekipeve mund të jenë befasuese për ju.

Diktatorët dhe ekipet për të cilat bënin tifo

1- Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong UN bën tifo për Mançester Junajtid

2- Diktatori i Zimbabve, Mugabe, bën tifo për Chelsean

3- Osama Bin Laden bënte tifo për Arsenalin

4- Diktatori i Libisë, Muamar Gadafi, bënte tifo për Liverpulin

5- Diktatori i Bashkimit Sovjetik, Xhozef Stalin, bënte tifo për Dinamon e Moskës

6- Diktatori i Ugandës, Idi Amin, bënte tifo për Hayes ( klub që sot militon në ligat amatore të Anglisë)

7- Diktatori Spanjoll, Francisko Franko, bënte tifo për Real Madridin

8-  Diktatori serb, Rodvan Karaxhiç, bën tifo për Interin

9- Diktatori i Rumanisë, Nikoale Çaushesku, bënte tifo për Steauan e Bukureshtit

10- Diktatori i famshëm i Gjermanisë, Adolf Hitler, bënte tifo për Shalken