Nga i pari tek i fundit, sa paguhen shqiptarët e Serie A

Kapiteni i kombëtares Elseid Hysaj kryeson listën e shqiptarëve më të paguar në Serie A.

“Gazzettta dello Sport” raporton se Elseid Hysaj renditet i pari ndër më të paguarit me 1.6 milionë euro në sezon, në bazë të marrëveshjes që ka me Lacion deri në vitin 2022.

I dyti renditet portieri Thomas Strakosha, një ndër talentet shqiptare që është rritur më së shumti dy sezonet e fundit, e tanimë arkëton 1.2 milionë euro në sezon.

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, t’i ofrojë një rinovim me rritje page djalit të Foto Strakoshës, legjendës së portës shqiptare.

I treti në radhë që qëndron në vlerën e 1 milionëve në sezon neto është Etrit Berisha, që këtë verë la Atalantën për t’iu bashkuar SPAL-it në një kontratë 2-vjeçare.

Legjionarët e tjerë kanë të ardhura më modeste, ku Berat Gjimshiti paguhet 400 mijë euro në sezon te Atalanta që këtë vit merr pjesë në grupet e Ligës së Kampioneve.

Pas tij vjen mesfushori i Breshas, Emanuele Ndoj me 200 mijë euro neto në sezon, i ndjekur nga Kastriot Dermaku i Parmës me 180 mijë euro në vit. Ndërkohë mbyll renditjen Marash Kumbulla i Hellas Veronës me 100 mijë euro në sezon.

Renditja

1. Elseid Hysaj, 1.6 milionë euro

2. Thomas Strakosha, 1.2 milionë euro 

3. Etrit Berisha, 1 milionë euro

4. Berat Gjimshiti, 400 mijë euro

5. Kastriot Dermaku, 180 mijë euro

6. Marash Kumbulla, 100 mijë euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet