×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nga distanca fizike tek biletat elektronike, si do udhëtojmë nesër në urban

Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja tregon për “Shekulli”-n rregullat e reja që do të ndiqen nga pasagjerët për të marrë këtë shërbim

Enida Vërça

Për më shumë se dy muaji, transporti publik ka pezulluar punën për shkak të pandemisë Covid-19. Edhe pse hapja e vendit është bërë në mënyrë graduale dhe pjesa më e madhe e bizneseve janë rikthyer në punë, transporti publik vazhdon ende të jetë i pezulluar për shkak të rrezikut të lartë që mban ky mjet, nëse rinisë përdormi. Kreu i  Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja tregon për “Shekulli”-n rregullat e reja që do të ndiqen pas hapjes, zvogëlimi i kapaciteteve dhe po ashtu sistemi i biletës elektronike.

Hapja

Qoshja thotë se ende nuk ka një vendim për hapjen dhe një nga arsyet pse vazhdon ende të jetë i pezulluar ky aktivitet është reduktimi i kapaciteteve, i cili përkthehet në humbje për kompanitë e transportit. “Ende nuk ka një vendim për hapjen edhe pse kërkesa është e lartë. Ne kemi propozuar disa modele, referuar edhe vendeve në Europë. Si mund të rihapet ekonomia pa patur mundësi që njerëzit të shkojnë në punë? Ne mendojmë që ka ardhur momenti që të rinisim punën dhe jemi gati për këtë hap, por duhet zgjidhur problematika se si do të ndodhë kjo gjë. Nëse ne rihapemi, do të thotë që do të gjenrojmë humbje, jo fitim. Duke gjeneruar humbje është e pamundur që të rihapim si kompani. Patjetër që kemi klientë, por duke respektuar distancimin nuk do të kemi më kapacitetet e plota. Nëse duan transport, dikush duhet të rimbursojë humbjet tona. Fakti që jemi ende mbyllur, kjo është një nga arsyet kryesore. Në fakt edhe ne duam të fillojmë punën sa më shpejt, por për aq kohë sa nuk zgjidhen këto probleme nuk ka se si. Jemi gati që nesër, nëse këto probleme zgjidhen”, thotë ai.

Rregullat

Kreu i Shoqatës thotë se për të siguruar distancën fizike, nuk mund të hipin më shumë se 25 pasagjerë në urban. “Nga 100 persona që udhëtonin dikur, tani do të jetë 25, pra ky kapacitet është propozuar nga ne”, bën me dije ai. Sakaq thotë se një version është edhe përdorimi i biletës elektronike, e cila shmang kontaktin e pasagjerit me faturinot. “E gjithë kjo është një kosto, patjetër, por kjo do të bëhet në një mënyrë të tillë që të gjendet zgjidhja mes qeverisë, bashkisë, që të bëjnë rimbursimet në mënyrë që ky shërbim të vazhdojë”. Ndërkohë mundësisë së rritjes së biletës për këtë shërbim si kosto e shtuar në xhepin e qytetarëve, Qoshja thotë se nuk mund të ndodhë dicka e tillë.

Pagat

I pyetur nëse punonjësit e këtij shërbimi janë paguar gjatë periudhës së pandemisë, Qoshja thotë se problemi më i madh janë kompanitë e transportit, të cilat nuk kanë marrë asnjë ndihmë përveç pagesës së taksës vjetore.“Kanë marrë 40 mijë lekë nga marsi deri në fund të majit, një pjesë ende nuk e kanë marrë, janë në pritje. Ndërkohë për kompanitë nuk është dhënë asnjë ndihmë deri më tani, përveç rimbursimit të taksës vjetore nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTR), e cila është variabël. Për një kompani që ka mbi 30 autobusë vlera e saj shkon deri në 3 milionë lekë të reja në vit”, bëri me dije ai.

Masat

Në fjalën e tij, Qoshja thotë që pjesë e udhëtimit si në çdo aktivitet tjetër, do të jenë maskat, dorezat dhe dezinfektantët. Sipas tij, nëse ato respektohen siç duhet nuk do të ketë mundësi për burim infeksioni. “Kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, jo vetëm në urban, por kudo. Mjafton të kenë mjetet mbrojtëse, ulja edhe e kapaciteteve minimizon risqet e infeksionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Forcat “Shqiponja” dhe Policia Rrugore në aksion në Tiranë, çfarë ndodhi gjatë natës

Forcat “Shqiponja” dhe Policia Rrugore në aksion në Tiranë, çfarë ndodhi gjatë natës

Publikuar më 08.08.2020
Policia Rrugore edhe këtë fundjavë ka vijuar me kontrollet m...

Policia Rrugore edhe këtë fundjavë ka vijuar me kontrollet me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar aksidentet rrugore. Uniformat blu njoftojnë se pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë por çdo ditë të javës, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor. “Gjatë kontrolleve […]

Lexo më shumë

Rezultuan pozitivë me Covid-19, kryebashkiaku jep lajmin e mirë për dy zv/kryetarët

Rezultuan pozitivë me Covid-19, kryebashkiaku jep lajmin e mirë për dy zv/kryetarët

Publikuar më 08.08.2020
Të infektuar me Covid-19 pati në disa bashki të vendit. Krye...

Të infektuar me Covid-19 pati në disa bashki të vendit. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka bërë të ditur se dy zëvendës kryetarët e Bashkisë së këtij qyteti, Oliana Moriseni dhe Ermal Pacaj, të cilët rezultuan pozitivë disa ditë më parë, kanë fituar betejën me Covid-19. Këta të fundit kanë qenë të karantinuar në shtëpi. […]

Lexo më shumë

Bie nga lartësia e ndërtesës ku po vidhte, vdes 30-vjeçari shqiptar në Itali

Bie nga lartësia e ndërtesës ku po vidhte, vdes 30-vjeçari shqiptar në Itali

Publikuar më 07.08.2020
Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga lartësi...

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku po tentonte të vidhte. Mësohet se 30-vjeçari shqiptar ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese në Santhià (Vercelli, Itali), në të cilën ai ishte futur së bashku me një bashkëpunëtor për të vjedhur. Pas mbërritjes së karabinierëve, […]

Lexo më shumë

Tjetër vatër zjarri në Sarandë, përfshihen nga flakët ullishtet në Ksamil (DETAJE)

Tjetër vatër zjarri në Sarandë, përfshihen nga flakët ullishtet në Ksamil (DETAJE)

Publikuar më 07.08.2020
Mbrëmjen e sotme sërish është aktivizuar një vatër e re zjar...

Mbrëmjen e sotme sërish është aktivizuar një vatër e re zjarri në Sarandë. Pas djegies së një pjese të mirë të zonën së Limionit para disa ditësh, mbrëmjen  e sotme një sipërfaqe e madhe toke është përfshirë nga flakët në Ksamil. Zjarri mësohet se ka përfshirë një zonë të pandërtuar në hyrje të Ksamilit, pranë […]

Lexo më shumë

“Gjendja u rëndua në natën e pestë dhe të gjashtë”, ish-deputetja shërohet nga Covid: Më në fund e munda ketë të keqe

“Gjendja u rëndua në natën e pestë dhe të gjashtë”, ish-deputetja shërohet nga Covid: Më në fund e munda ketë të keqe

Publikuar më 07.08.2020
Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka treguar për të gjithë...

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj se ka arritur të fitoj betejën dhe shërohet nga koronavirusi. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ajo ka treguar se si mësoi se ishte infektuar dhe vështirësitë që pati në përballjen me koronavirusit, pasi ish-deputetja vuan edhe nga diabeti. Ajo shprehet […]

Lexo më shumë

“Thuaj që vdiq nga koronavirusi”:  Gazetari i lexon Piperos mesazhin e qytetares, si reagon mjeku i njohur

“Thuaj që vdiq nga koronavirusi”:  Gazetari i lexon Piperos mesazhin e qytetares, si reagon mjeku i njohur

Publikuar më 07.08.2020
Në një intervistë në studion e Abc News, mjeku infeksionit P...

Në një intervistë në studion e Abc News, mjeku infeksionit Pëllumb Pipero foli për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend. Gazetari Endri Xhafo i lexoi mjekut një mesazh që i kishte mbërritur nga një qytetare, e cila i ka shprehur mosbesimin e saj për ekzistencën e koronavirusit. Sipas saj pas vdekjes së […]

Lexo më shumë

Me shpejtësi skëterrë në mes të ditës, ndëshkohen drejtuesit e mjeteve, gjoba edhe turistëve (Video)

Me shpejtësi skëterrë në mes të ditës, ndëshkohen drejtuesit e mjeteve, gjoba edhe turistëve (Video)

Publikuar më 07.08.2020
17 leje drejtimi janë pezulluar brenda 24 orëve ndërsa janë ...

17 leje drejtimi janë pezulluar brenda 24 orëve ndërsa janë ndëshkuar 53 drejtues mjetesh. Drejtoria e Policisë Rrugore bën me dije se do të vijojë kontrolli me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, ndërsa i bën apel drejtuese të automjeteve të mos lëvizin me shpejtësi jashtë normave të lejuara pasi bëhen burim aksidenti. Drejtoria e […]

Lexo më shumë

“Lashë nënën ta merrte deti”/ I mbijetuari në Himarë rrëfen orët e tmerrit kur stuhia përmbysi varkën

“Lashë nënën ta merrte deti”/ I mbijetuari në Himarë rrëfen orët e tmerrit kur stuhia përmbysi varkën

Publikuar më 07.08.2020
Të mërkurën në mëngjes, Avdul Rama së bashku me nënën, baban...

Të mërkurën në mëngjes, Avdul Rama së bashku me nënën, babanë dhe një shok dolën në det për të mbledhur rrjetat. Në portin e Himarës, ku familja vlonjate jetonte prej vitesh për punë, askush nuk i paralajmëroi për shtrëngatën. Dallgët e përmbysën anijen e re 9 metra të gjate të blerë me borxhe. Rrëfimi i […]

Lexo më shumë