Neymar: Psg-Real, si një finale

Publikuar më 25. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Braziliani Neymar është duke kaluar pushimet e këtij fund viti në vendlindjen e tij në Brazil. Pavarësisht se është në periudhë pushimesh, ai e ka mendjen te sfida ndaj Real Madrid në çerekfinale të Champions League. 25 vjeçari shprehet se kjo do të jetë si një finale për të dyja skuadrat pasi janë dy ekipet favorite për të triumfuar në Champions League.

“Është duke u afruar, po vjen. Do të ndodhë shpejt, ne jemi duke u përgatitur për të luajtur këtë ndeshje të madhe. Është finalja që e presin të gjithë”, tha Neymar. Braziliani përflitet si lojtari i ardhshëm i Realit dhe përballja mes dy skuadrave do të jetë si një asist për të që të bisedojë nga afër me drejtuesit e klubit madrilen për të kaluar në Madrid.