Shtune, 30 Gusht 2008 00:02:43

Lexoni versionin Print

U godita në polici, fëmija im 2-vjeçar u dhunua psikologjikisht

Denoncimi i mëposhtëm ka mbërritur në redaksi në formën e replikës, pas botimitmë 17 qershor të shkrimit me titull: “Konflikti me këshilltarin e Zhulalit. Pezullim për policin”.

Shekulli
Enjte, 10 Korrik 2008 08:53:00

 

SHËNIM I REDAKTORIT: Denoncimi i mëposhtëm ka mbërritur në redaksi në formën e replikës, pas botimitmë 17 qershor të shkrimit me titull: “Konflikti me këshilltarin e Zhulalit. Pezullim për policin”. Autori i kësaj letre është qytetari Tomor Shehu, i cili është personi që përmendet në artikullin me citime të policisë.

Z.Shehu thotë se, “ informacioni mbi bazën e të cilit është shkruar artikulli, është i pasaktë dhe i njëanshëm dhe se ka ardhur nga struktura të policisë, të cilat janë të interesuara që të paraqitet në këtë mënyrë ngjarja”. Më poshtë është rrëfimi i vetë qytetarit për incidentin me policinë :

“...Ditën e premte unë, qytetari Tomor Shehu, në orën 20:15 ndodhesha në makinë, së bashku me fëmijën tim 2 vjeç, të lidhur me rripa dhe kisha ndaluar në radhë të dytë të makinave në rrugën “Myslym Shyri”, me sinjale dhe makinë të ndezur. Patrulla e policisë nga makina më ka dhënë sinjal me drita dhe më pas më ka komunikuar me gojë në kalim e sipër që të mos rri ndaluar dhe është ndalur disa metra më tutje.

Pasi marr familjen në makinë, të cilën po prisja prej 2 ose 3 minutash, nisem dhe, shikoj që patrulla po plotësonte një procesverbal. I pyes nga makina ime nëse më kanë vendosur gjobë dhe nëse po, u them që të ma japin procesverbalin për ta firmosur dhe për të marrë kopjen time për ta paguar. Patrulla insistonte që mua nuk më takonte të firmos ndonjë procesverbal dhe as të marr ndonjë kopje. Pra, motivi i konfliktit nuk është gjoba ose vlera e saj, por mos sjellja në baze të rregullores nga ana e patrullës për të informuar dhe pajisur qytetarin që gjendej në makinë me procesverbalin e gjobës.

Sa për informacion, patrulla në procesverbalin e saj ka shënuar që qytetari “nuk është prezent”!? , megjithëse isha i lidhur me rrip, me makinë të ndezur dhe komunikova me patrullën kur ajo po kalonte krahas meje.

Për shkak të debateve në rrugë dhe në prani të fëmijës 2 vjeç, unë, qytetari Tomor Shehu, kam shkuar me makinën time në Komisariatin Nr.3 të Policisë për sqarime, së bashku me fëmijën tim 2 vjeç dhe atje, në prani të 6 ose 7 policëve dhe të oficerit të informacionit, jam goditur disa herë nga një polic, për të cilin kam bërë kallëzim në Prokurori.

Duke shpresuar se kam të drejtën time për sqarime, mund të shtoj se:

- Insinuatat e ngritura në artikull për detyrat e mia në institucionet e shtetit, nuk besoj se do të vlejnë si në punën e SHKB, ashtu dhe të Prokurorisë.

- Ngjarjen po e heton Prokuroria dhe do të nxjerrë përgjegjësitë e gjithsecilit, por goditjen psikologjike që pësoi fëmija im 2 vjeç, si dhe vulat në trupin tim, nuk do të largohen dot nga joprofesionalizmi dhe mungesa e seriozitetit...”


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML