Premte, 29 Gusht 2008 23:10:39

Lexoni versionin Print

Shembull nga veteranët e luftës së një vendi të papushtuar

Autori i këtij shënimi sot në Kontakt, është lexuesi Gani Burnaci nga Durrësi, Veteran i Luftës Antifashiste NAÇL. Ai sjell një eksperiencë nga Vankuveri dhe bën një propozim për veteranët.

Shekulli
Merkure, 02 Korrik 2008 08:05:00

 

SHËNIM I REDAKTORIT - Autori i këtij shënimi sot në Kontakt, është lexuesi Gani Burnaci nga Durrësi, Veteran i Luftës Antifashiste NAÇL. Ai sjell një eksperiencë nga Vankuveri dhe bën një propozim për veteranët.

Jam një Veteran i Luftës Antifashiste NAÇL, që pata rastin të shkoja për vizitë te dy djemtë që kam në Vankuver të Kanadasë. Si vizitor për herë të parë në këtë vend u mundova të shoh, të studioj shumë gjëra dhe të bëj krahasime me vendin tonë.

Ne shqiptarët, në gjithë historinë e vendit, jemi përballur me pushtime. Na kanë lënë të varfër këto pushtime, të shkëputur nga progresi botëror, por na kanë lënë edhe farën e sherrit dhe të përçarjes. Sot, Shqipëria shqiptare është ndarë “në parcela” dhe ne bëjmë luftë shtrigash me njëri-tjetrin.

Gjatë një viti në Vankuver, pashë dhe mësova shumë. Ajo që më bëri shumë përshtypje ishte festa e Veteranëve të Luftës së Kanadasë. E ndoqa me vëmendje festimin, për të mësuar se nga cilat luftëra kanë dalë këta veteranë. A është pushtuar ndonjëherë Kanadaja dhe me kë kanë luftuar që festojnë me kaq madhështi dhe krenari? Nëpër shpjegime mësova se Kanadaja, nuk është pushtuar ndonjëherë nga fuqi të huaja dhe s’ka bërë luftë për çlirim të tokës së saj.

Me forca ushtarake Kanadaja ka marrë pjesë në përbërjen e fuqive të mëdha, si në Frontin e Dytë Anglo-Amerikanë kundra pushtimit fashist-hitlerian, si dhe në luftëra të tjera lokale në përbërje të fuqive të mëdha, si në Lindjen e Mesme, me forca të KFOR-it në Kosovë etj.

Këto aktivitete Kanadaja i emërton luftë çlirimtare për popujt. Gjeneratat e saj ushtarake që kalojnë në radhët e ushtrisë dhe dalin në pensione ose vriten në këto luftëra, i nderon, dhe i respekton.

Si e festonin Datën e Veteranëve të Luftës në Kanada? Dy javë përpara 30 Nëntorit, pashë me sytë e mi një publicitet të madh në faqet e gazetave dhe në ekranet e televizorëve. Përveç kësaj nëpër shkollat e niveleve të ndryshme dhe qendrat kulturore, shpërndanin falas një lule simbolike të kuqe si gonxhe karafili, me një kapëse të cilën e vendosnin në gjoksin e majtë, të mëdhenj dhe fëmijë të shkollave. Dhe më datën 30 Nëntor, që u bë ceremonia zyrtare, shkova dhe unë i shoqëruar nga të dy djemtë. Te dera e sallës ishte një zonjë me një shportë me lule të simbolit të veteranëve. Kur kaluam zonja më vuri në gjoksin e majtë një lule të tillë simbolike. I gjithë ky proces i vlerësimit dhe festimit të Festës së Veteranëve të Luftës së Kanadasë, mua më la mbresa, por dhe dhimbje, duke e krahasuar atë me mënyrën e trajtimit të veteranëve të Luftës Antifashiste NAÇL dhe ata të luftërave shekullore, që s’i kemi në evidencë dhe janë harruar fare.

Është në nderin dhe dinjitetin e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste NAÇL, të kryejnë një grup pune me veteranë dhe intelektualë të shquar, historianë të ndershëm, që të bëjnë studime dhe të evidentojnë luftërat për mbrojtje dhe çlirim kombëtar, pjesëmarrësit dhe të rënët në këto luftëra, duke ardhur deri te lufta e fundit NAÇL, për të cilën ka boll materiale historikë dhe janë dëshmitarë okularë veteranët e kësaj lufte.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML