Shtune, 06 Shtator 2008 02:09:20

Lexoni versionin Print

Të mundësh të jesh grua, kur nuk ngjan si e tillë...

Gjatë jetës së saj të gjatë dhe të vështirë ajo u njoh me disa emra. Ajo përshkruhej nga bashkëvendësit, herë si “vajza e mbuluar nga qimet” dhe herë si “vajza majmun”. Sidoqoftë emri i saj ishte Percilla Bejano (martuar me një njeri me probleme të ngjashme të lindura).

Shekulli
Marte, 24 Qershor 2008 08:04:00

 

Gjatë jetës së saj të gjatë dhe të vështirë ajo u njoh me disa emra. Ajo përshkruhej nga bashkëvendësit, herë si “vajza e mbuluar nga qimet” dhe herë si “vajza majmun”. Sidoqoftë emri i saj ishte Percilla Bejano (martuar me një njeri me probleme të ngjashme të lindura).

Percilla ka lindur më 26 prill 1911, në qytetin portorikan të Bayamonit. Problemet e saj me pamjen janë shkaktuar nga një simptomë që njihet si “hypertrichosis”. Ajo madje, posedonte dy shtresa dhëmbësh, dhe ka qenë ky defekti kryesor që tërhoqi fillimisht vëmendjen e mjekëve dhe komunitetit.

Babai i Percillës (spanjoll) ishte hamall i varfër i Nju Jorkut. Ishte përdorues alkooli dhe njeri problematik. Që në moshën 7 muajshe ai zhvilloi idenë që ta nxirrte vajzën me pamje të çuditshme për ekzibicion me qëllime fitimi.

Ai e dha vajzën me pagesë tek një shoumen me emrin Karl L.Lauther. Kur Percilla ishte një vajzë e mitur, babai i saj u vra në një grindje dhe Lauther e adoptoi vajzën.

Percilla kurrë nuk tha një fjalë të keqe për adoptuesin e saj, madje e quante atë një njeri të dashur. Në fakt, të gjitha dëshmitë tregojnë që ai e përdorte vajzën për fitime nga ekzibicionizmi.

Edhe emri “vajza majmun” iu dha pikërisht prej tij. Ai organizonte me pagesë një shfaqje ku Percilla luante një pjesë së bashku me një shimpanze me emrin Jozefinë.

Në 1930 Percilla u martua me Emmitt Bejano, një njeri me probleme të ngjashme të pamjes, që njihej si “burri-aligator”. Një vit më vonë ata lindën një fëmijë, vajzë me emrin Francine, e cila për fat të keq vdiq vetëm pak muaj pas lindjes.

Emmitt dhe Percilla, njiheshin si “Çifti më i Çuditshëm në Botë”. Ata u shfaqën së bashku në vitin 1980 në filmin Carny, me Jodie Foster dhe Gary Busey. Pas kësaj çifti u tërhoq në jetë private larg publikut në Gibbstoën, Florida. Lidhja e tyre e rrallë mori fund në 1995 me vdekjen e Emmitt. Percilla u shfaq në TV edhe në disa dokumentarë, si dhe në spektaklin e famshëm popullor “Jerry Springer shou“. Ajo vdiq në shkurt të vitit 2001.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML