Shtune, 06 Shtator 2008 02:10:40

Lexoni versionin Print

“Mis Velloja”, konkursi i rrallë rindez debat në Danimarkë

Sarah ka një vello të kaltër si sytë e saj shkëlqyes. Shirihan mban një vello të njëjtë me ngjyrën e syve gjithashtu. Kurse velloja e Hodas është e zezë, e butë... Kush prej tyre do jetë “Miss Vello 2008”? Është një konkurs për vajzat me vello, lançuar nga Radio Publike e Danimarkës. Pjesëmarrëset janë 47. I kanë dërguar fotot e tyre me e-mail ose celular.

Shekulli
Premte, 20 Qershor 2008 08:29:00

 

SHËNIM I REDAKTORIT: Artikulli i mëposhtëm na është dërguar nga lexuese Arlinda Hysenaj, dhe flet për një konkurs të Radios Publike Daneze që ka ndezur sërish debate në Danimarkën e “karikaturave të Muhamedit”.

Sarah ka një vello të kaltër si sytë e saj shkëlqyes. Shirihan mban një vello të njëjtë me ngjyrën e syve gjithashtu. Kurse velloja e Hodas është e zezë, e butë... Kush prej tyre do jetë “Miss Vello 2008”? Është një konkurs për vajzat me vello, lançuar nga Radio Publike e Danimarkës. Pjesëmarrëset janë 47. I kanë dërguar fotot e tyre me e-mail ose celular.

Fituesja e zgjedhur nga drejtoresha e një agjencie mode, u shpërblye me një vello “firmato” dhe një iPod, të martën e kësaj jave.

Ky konkurs i vellos, pas publikimit të karikaturave të Muhamedit, rindezi sërish debatin në Danimarkë. Organizatorët e këtij aktiviteti thonë se, “ të vendosësh një vello, nuk do të thotë që të fshehësh bukurinë e femrës”, por nuk janë të një mendimi përfaqësuesit e shoqërisë islamike në Danimarkë. Ato thonë se sipas Kuranit, velloja ka lindur për të fshehur sensualitetin e femrës dhe u bëri thirrje grave myslimane të mos marrin pjesë në konkurs. “Nuk duhet të shfaqin bukurinë e tyre”.

Pikërisht një muaj më parë, qeveria daneze vendosi që grave-gjyqtare t’u ndalohet të mbajnë vello në gjykatë. Por 48 për qind e danezëve nuk janë kundër mbajtjes së vellos në ambiente pune, sipas një sondazhi.

DICITURA E FOTOS: Sarah, një nga vajzat pjesëmarrëse në konkurs


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML