Deri më tani më ka qëlluar që të shoh disa komuna, por pse jo edhe bashki të ndryshme dhe nëpër rrethe të ndryshme. Por më ka habitur fakti për të mos thënë më ka lënë pa fjalë pamja jo vetëm e jashtme por edhe e brendshme e komunës Margegaj nëTropojë. Duke parë përgjithësisht pamjen e jashtme të disa komunave tona, menjëherë të lind pyetja se “pse janë këta komuna”, a vetëm për të dhënë ndihmën ekonomike banorëve të tyre dhe këtë, shumë pak në numër, për vetë faktin se komunat në përbërjen e tyre të të qenit komunë, përgjithësisht kanë shumë pak familje, për vetë levizjet demografike të njërëzve. Por, pavarësisht kësaj të fundit, komunat tona, jo pak fonde levrojnë nëpër duart e tyre, pavarësisht destinacionit të këtyre fondeve, që jo pak raste janë marrë për të njëjtin qëllim financimi disa herë fonde, por mungesa e theksuar e kontrolleve të shtetit, ka bërë që këto të mos bëhen të dukshme për aty ku ka qenë qëllimi. Dua të dal pak tek komuna Margegaj në Tropojë, që kishte rreth 4 mijë banorë,që mua rastësisht më ra rruga të kaloj andej, pasi ishim nisur për në Grykën e Valbonës për të parë ato bukuri të rralla natyrore dhe shumë pak të shfrytëzuara nga dora e njeriut. Dhe gjatë rrugës që gjithsesi, pavarësisht dimrit disi të egër që lamë pas dhe sidomos mungesës së infrastrukturës për deri më tani, përsëri ishte shumë bukur. Duke ecur paksa me vështirësi me makinën tonë, aty diku pranë duket një ndërtesë, që për nga pamja e jashtme dhe pse disi larg, të jepte përshtypjen e një vile private, por duke ecur dhe kur iu afruam dhe lexova mbishkrimin “Komuna Margegaj Tropojë”, mbeta disi e habitur dhe pse jo e befasuar, pasi një ndërtesë e tillë kurrë nuk mund ta imagjinoja se mund të gjendej në malet e Tropojës, pasi këtu në rrethin tim të Kukesit kryetarët e komunave si zyrë përdorin kafenetë e qytetit dhe në të shumtën e rasteve vulën e mbajnë në xhep. Dhe nuk mund ta vazhdoja rrugën pa zbritur dhe e parë nga afër dhe pse jo edhe për ta fotografuar, një kopje të së cilës po e dërgoj edhe pranë gazetës tuaj, e cila nga pamja nuk le vend për dyshime, por edhe ambjentet e brendshme kishin të njëjtën pamje që të jepnin ato të jashtmet. Me thënë të drejtën, aspak nuk do ta merrja për publicitet, pasi është hera e parë që e shkeli atë zonë dhe për rrjedhojë nuk ka se si të ndodhë ndryshe, por kur shoh komunat tona “të mjeruara” si nga jashtë edhe nga brenda, por jo të mjeruara në “fonde”, por “në ide, përkushtim për punën” pra për të bërë diçka për të lënë pas, por që atë pamje nuk e sheh as edhe në bashkitë tona, të rretheve të kategorisë së parë. Pra unë mendoj se akoma paska njerëz me ndërgjegje për punën, akoma paska njerëz që duan të bëjnë diçka në të mirë të komunitetit të vet, megjithëse në një lartesi 1300-1500 metra mbi nivelin e detit, paska njerëz që punojnë për atë vend ku I ka bërë nëna, nuk qenkan të tërë “peshkaqenë”, nuk qenkan të gjithë me moton “ha, merr dhe ik”, moto kjo që ne kuksianëve na ndjekur ndër vite, pasi të tërë pasurohen nëpërmjet karriges, hanë, marrin dhe ikin diku gjetkë për një të ardhme më të mirë, pra thënë ndryshe asnjë funksionar vendor deri më tani nuk e ka ndërtuar të ardhmen në Kukës, dhe ti marrësh të tërë me radhë, të gjithë pasohen me vila në Tiranë apo bregdet,,kështuqë nuk kanë pse të bëjnë diçka të bukur, sepse “s’kanë kujt t’ja lënë” dhe kjo është statistikë dhe jo hamendje. Megjithatë I rekomandoj të gjithë ata që ju bie rruga për në Tropojë apo për në grykën e bukur të Valbonës, sidomos pushtetarët të kalojnë nga komuna Margegaj sepse do e shohin realitetin me sy hapur dhe jo në ëndërr, të paktën nga ana formale. Gjithashtu kam dhe një sugjerim për qeveritarët që të kthejnë investimet për turizmin jo vetëm për zonat bregdetare, por t’I kushtojnë një vëmendje të veçantë dhe bukurive natyrore që Zoti rrallë vendeve ua ka dhënë, pse të mos ketë investime pranë Grykës së Valbonës që aty të bëhen pushime malore, të merret ajër I pastër, pasi aty kishte vizitorë të shumtë nga Kosova, por ai vend vizitohej shpesh edhe nga të huajt, kryesisht turistë çekë, por edhe të vendeve të tjera.Siç u informova nga banorët e fshatit Valbonë ato I kishin “lidhë teshat”dikur për të emigruar edhe ato në Bathore si të tjerët, por I kishin rënë pishman në pritje të investimeve nga qeveria që ju kishte premtuar. Prandaj, ajo që ndodhë në Shqipëri, është e kundërta e asaj që ndodhë të paktën në Europë, ku zonat veriore janë më të zhvilluara, të paktën bukuritë që t’I jep natyra, pse të mbeten të pashfrytëzuara. Aty ku ka ujë, gjelbrim dhe ajër të pastër, aty ka jetë. Ato bukuri vetëm NAIMI do të dijë t’I përshkruajë.
Lexuese Nashide Shala / Kukës