Wed, 23 Jul 2008 23:21:29
    

Lexoni versionin Print

Udhëtimi im dhe një brazilian me flamur shqiptar

Në muajin shkurt, unë u ndodha në Brazil. U strehova në një hotel, pronari i të cilit ishte një brazilian rreth të 30-ve i quajtur Manuel Miranda. Ai e fliste shumë mirë italishten, sepse siç më tha, kishte punuar disa vjet në Itali si emigrant dhe ishte kthyer në Brazil, ku kishte hapur hotelin. Kështu që unë nuk e pata aspak të vështirë të merresha vesh për gjithçka me të. Mbasi më regjistroi, më tha duke buzëqeshur:

Astrit ARAPI
Tue, 13 May 2008 16:19:00

 

Në muajin shkurt, unë u ndodha në Brazil. U strehova në një hotel, pronari i të cilit ishte një brazilian rreth të 30-ve i quajtur Manuel Miranda. Ai e fliste shumë mirë italishten, sepse siç më tha, kishte punuar disa vjet në Itali si emigrant dhe ishte kthyer në Brazil, ku kishte hapur hotelin. Kështu që unë nuk e pata aspak të vështirë të merresha vesh për gjithçka me të. Mbasi më regjistroi, më tha duke buzëqeshur:

- Ju jeni shqiptar?- Po,- i thashë, pak i revoltuar,- pse...???

- Jo, asgjë,- m'u përgjigj ai prapë, - por shkoni në dhomë dhe mbasi të bëni dushin, zbrisni pak poshtë...

E folura dhe buzëqeshja që nuk i shqitej, më bënë të më kërcenin nervat përpjetë. I ulërita gati ngjitur me fytyrën: "Pse, ti do të më mësosh mua se çfarë duhet të bëj në dhomë dhe kur duhet të zbres...?".

Ai më pa i habitur, dhe pa buzëqeshjen e tij, dhe nuk foli më.

U ngjita në dhomë, mjaft i revoltuar, nxora paketën për të pirë një cigare, por në dhomë ishte e ndaluar pirja e duhanit. Duhej të zbrisja prapë poshtë, tek vendi që lejohej pirja e duhanit.

Hapa valixhen time për të sistemuar plaçkat. Për çudinë time, më mungonte flamuri kombëtar. (E doja me vete se ato ditë ishin ditët e Pavarësisë së Kosovës dhe e kisha lënë me miqtë e mi në Prishtinë dhe Tiranë, që do festonim kudo që të ndodheshim). E kuptova që në nxitimin e nisjes nga Italia, kisha harruar pa futur flamurin në valixhe. Më erdhi shumë keq për këtë gabim.

Zbrita nga dhoma dhe vajta tek vendi që lejohej pirja e duhanit. Ndeza cigaren dhe dy ose tre herë ktheva kokën i nervozuar nga pronari i hotelit. Sapo më pa, thirri një punonjës tjetër për t'u marrë me regjistrimin e klientëve dhe pas 5 minutave, erdhi tek unë me dy filxhanë kafe.

"...Të lutem, ndoshta kam bërë gabim, të kërkoj falje, por dua të sqarohem..., - më tha. E lashtë të fliste, ndërkohë që mendjen e kisha te flamuri i harruar.

"...Nesër, - tha Manuel, - është ndeshja "gjysmëfinalja e Kupës së Brazilit" midis Flemingos dhe Vasco De Games. Unë jam tifoz i madh i Flemingos. Kostumi sportiv i Flemingos është i tëri me ngjyra kuq e zi, si flamuri juaj, sigurisht, pa atë shqiponjën me dy koka që i ha të gjithë kundërshtarët e vet. Sa të bukur e keni flamurin, sa domethënës...".

M'u ulën nervat me thënë të drejtën. Pastaj ai shtoi: "...Ne nesër do të fitojmë patjetër. E ndjej...". Ishte supersticioz. Sipas tij, nuk ishte e rastësishme që në hotel, pikërisht atë ditë erdhi një shqiptar, pra "erdhi shqiponja që do të hajë kundërshtarët tanë", - siç më tha...

Unë iu përgjigja: "Po sikur të mundeni, çdo të thuash? - Jo, s'ka mundësi, u përgjigj ai, vë në bast të gjithë hotelin...". Ishte shumë i bindur për këtë. I thashë ta vëmë bastin me një kafe...

- Mirë, - tha, - po e bëjmë kështu: finalistja e parë e kësaj kupe është Bogota dhe ju do të qëndroni këtu derisa të bëhet finalja. Që nesër nuk do të paguani asnjë lek. Lekët i ka paguar shqiponja juaj...".

E pranova ofertën. Pak më pas i tregova historinë si e kisha harruar flamurin në Itali nga nxitimi. Moti një telefon dhe për 10 minuta i binte numrave të ndryshëm. Pastaj thirri tërë gëzim: Nesër në mëngjes, flamuri është këtu. Dhe vërtet, kështu ndodhi, kur zbrita poshtë si zakonisht për të pirë kafen me Manuelin, ai gjithë gëzim më dha flamurin. Por koincidenca më e madhe qe se para ndeshjes, televizioni brazilian po jepte lajmet kryesore dhe të parin që dha, ishte që Kosova shpalli Pavarësinë nga Serbia.

- "Shpejt, - më tha, - merr aparatin fotografik, se s'ka turist pa aparat fotografik...".

Unë u ngjita menjëherë në dhomë, mora aparatin dhe e nxora Manuelin në fotografinë që po ju dërgoj, me dy gishtat e ngritur përpjetë. Pastaj ia dhashë atij aparatin, për të më bërë mua një fotografi.

Po sigurisht, ndërmjet gishtërinjve të tij dhe të mi kishte një ndryshim të madh. Ndërsa gishtërinjtë e tij tregonin golat që do të shënonte Flemingo kundër Vasco de Games (2-1) dhe në finale që fitoi Kupën e Brazilit me Bogota me të njëjtin rezultat (2-1), gishtat e mi tregoni fitoren e demokracisë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Pastaj u ulëm në tavolinë dhe festuam të dyja fitoret së bashku. Kjo është historia me pak fjalë e brazilianit me flamurin tonë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Dima Dino: - 05-29-08
    Te nderuaritdine te nderojne...

    Faleminderit Astrit Rapi dhe brazilianit Manuael Miranda, per ate respektin treguar per Flamurin shqiptar dhe shqiperine atje mes Brazilit me ate popull mik me Pellen e Madh qe na e ka sjelle ne cdo vater shqiptare.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Ne foto shqiptari Astrit Arapi dhe braziliani Manuel Miranda me flamurin shqiptar


Rikonfigurimi i UNMIK-ut, Zannier takim me qeveritarët serbë

Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier diskutoi sot me zyrtarët qeveritarë

Thaçi: Maqedonia dhe Mali i Zi, të njohin Kosovën

“Presim shumë shpejtë njohjen e shtetit të Kosovës nga Maqedonia dhe

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML