Wed, 23 Jul 2008 23:26:41
    

Lexoni versionin Print

I afërmi im e humbi betejën me tumorin, dikush tjetër jo...

Para një viti sorollatesha në Spitalin Onkologjik në Tiranë, ndërsa shoqëroja një të afërmin tim të sëmurë. Mungonin citostatikët, ilaçe me të cilat mjekohen të sëmurët me kancer, pasi nuk ishin bërë blerjet e nevojshme. Ato ditë, në bisedë me një zyrtar, mora vesh që një zv.ministre prej kohësh mungonte në zyrën e saj, për shkak se ishte e sëmurë.

Artur Hoxha, Tiranë
Thu, 08 May 2008 08:38:00

 

Para një viti sorollatesha në Spitalin Onkologjik në Tiranë, ndërsa shoqëroja një të afërmin tim të sëmurë. Mungonin citostatikët, ilaçe me të cilat mjekohen të sëmurët me kancer, pasi nuk ishin bërë blerjet e nevojshme.

Ato ditë, në bisedë me një zyrtar, mora vesh që një zv.ministre prej kohësh mungonte në zyrën e saj, për shkak se ishte e sëmurë. Për ironi të fatit, diagnoza m'u tha se qe "kancer i gjirit" dhe nuk mund të mos ndjehesh keq kur dëgjon një lajm të tillë. Por ndjehesh shumë më keq, kur merr vesh që zonja nuk po trajtohej si gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë pranë Spitalit Onkologjik në Tiranë, por... në një klinikë të specializuar në SHBA!!! Kjo u mundësua nga një fond prej 100 milionë lekësh i vënë në dispozicion të saj nga qeveria shqiptare, për kurimin në vendin ku mbijetesa e qytetareve nga kjo sëmundje është më e lartë se kudo tjetër.

I afërmi im e humbi betejën me kancerin, për shkak të vonesës në diagnostikim si dhe mjekimit të vonuar. Krejt ndryshe ndodhi me zyrtaren e lartë. U rikthye në zyrën e saj, pas një viti që mungonte në detyrë. E shëruar nga e keqja që i kishte ndodhur. Nuk mund të mos gëzohet gjithkush, por dhe të trishtohet njëkohësisht për fatin e pabarabartë të njerëzve.

Zyrtarja iku larg, shumë larg. Natyrisht, pasi këtu ilaçe s'kishte, dhe kujdesi ishte i dobët. U pagua me paratë tona, përfshirë edhe të atyre kancerozëve të gjorë që nuk patën fatin e saj të mjekohen si ajo. Qeveria i garantoi qëndrim të qetë në Amerikë, së bashku me një të afërm të vet, jo vetëm duke i ofruar para për kurim në spitalin amerikan, por dhe duke i ruajtur vendin e punës.

Pas një viti, shumë njerëz vdiqën për shkak të mostrajtimit në kohën e duhur me citostatikë. U vonuan së tepërmi procedurat dhe vonoi blerja e ilaçeve.

Ndoshta do ishin shpëtuar shumë jetë njerëzish me ato paratë e shpenzuara nga taksat, ndoshta do ishin blerë më shumë ilaçe. Ndoshta…


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • mona: - 05-11-08
    mjere populli......

    Ahh e lexova kete artikull dhe u mbusha gjithe mllef, gjithe mllef per GJITHE padrejtesite, qe ndodhin ne Shqiperi. NE çdo ane qe te kthesh koken. Pse duhet te shkonte te kurohej ne Amerike ajo zyrtare, se ndoshta i kushtonte me shume b...asaj, kur nderkohe qe ajo nuk eshte ASGJE.
    Ahh mjere NE si popull qe kur do shpetojme nga korrupsioni i GJITHANSHEM.

  • neritan: - 05-10-08
    shikoni edhe popullin ethjeeshte

    enada ke te drejte.Ne, paguajme taksat Gazidede kurohet. krye zbatuesi i urdherave te Saliut

  • enada: - 05-09-08
    ndoshta.......

    Ndoshta... vertet shume jete akoma sot do te ishin duke pare drite e marre ajer jo ate te Amerikes sigurisht por ate te shqiperise dhe do te ishin shume me te lumtur.
    Fatkeqesisht Zinjat e medha politikanesh me politikanet e tyr bashkeshorte ose jo, e mundin fatin e nje semudjeje me nje grusht para te atyre qe sot nuk jetojne me dhe te atyre qe ndoshta nuk do te jetojne per shume gjate.
    te thuash fatkeqesi eshte pak por une do te thoja shqipetare politikane monstra qe cdo qytetar i thjeshte do ti poshteronte po te kishta mundesine. Cdo lote e derdhur e nje nene do ti mallkonte po te kishte force. POr jo, ata jetojne ne karriget e tyre superfuqi dhe hane e jetojne me pisllik. Ndergjegjja tek ata nuk mund te shihet por ndoshta frika per humbjen e karriges....
    Ndoshta.......

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML