Premte, 22 Gusht 2008 00:55:49
    

Lexoni versionin Print

Një vendim gjykate që lejon gruan të gënjejë..

Artikulli i mëposhtëm është dërguar për" Kontakt" nga lexuese Lindita Konomi, emigrante në Southampton, Angli. Materiali mbështetet në një artikull të sajtit online të televizionit të njohur britanik BBC

NGA SOUTHAMPTON / Lindita Konomi
Premte, 18 Prill 2008 08:20:00

 

 

SHËNIM I REDAKTORIT: Artikulli i mëposhtëm është dërguar për" Kontakt" nga lexuese Lindita Konomi, emigrante në Southampton, Angli. Materiali mbështetet në një artikull të sajtit online të televizionit të njohur britanik BBC. Falënderojëm komunitetin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, që së bashku me komunitetin shqiptar në SHBA janë dërguesit më të shpeshtë të letrave dhe emaileve për rubrikat tona të lexuesve.

 

Gjykata e larte italiane ka dale me vendim qe grate italiane te martuara, qe kryejne tradhti martesore kane te drejte te genjejne per te mbrojtur nderin e tyre ne shoqeri. Trupi gjykues doli me kete vendim pasi degjoi çeshtjen e nje 48 vjecareje, e cila ishte denuar nga policia per shkak te te dhenave false, duke mohur qe i kishte lene celularin e saj te dashurit sekret.

Gjykata e apelit nuk ra dakord qe gruaja ka shkelur ligjin. Gjykata tha qe te shtremberosh te verteten ne kete rast eshte e justifikueshme, per te mbrojtur marredheniet bashkshortore.

Ne nje vende katolike si Italia do prisnim qe gjykatat te jene te ashpra per tradhti martesore por JO ne kete rast. Gruaja e quajtur Carla ne kete rast e solli apelin ne gjykate nga Toscana. Ajo i kishte lene celularin te dashurit te saj sekret, i cili e kishte perdorur per te ofenduar dhe kercenuar burrin e Carles.

Giovani i dashuri, u denua per sjellje abuzuese ne gjykaten lokale, ndersa Carla per tradhti martesore.

Por gjykata e apelit vendosi se ne keto rrethana gruaja mund te genjeje, pasi ka rrezik qe e verteta mund te demtoje nderin e gruas midis familjes dhe miqeve. Per kete arsye te genjesh eshte e justifikuar edhe ne hetimet juridike. Nuk eshte shume e qarte nese kjo praktike mund te jete njesoj edhe per meshkuj te cilet kane te dashura sekrete.

Gjykata e apelit, e cila eshte e perbere nga meshkuj shumica ne moshe te thyer, nuk eshte hera e pare qe del me vendime te çuditshme dhe debatuse.

Nje here doli me nje vendim te tille qe nje femer nuk mund te perdhunohet kur ka veshur xhinse te ngushta, pasi ato nuk mund t'ia heqesh pa miratimin e vete femres.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML