Shtune, 30 Gusht 2008 06:38:43

Lexoni versionin Print

Flitet pafundësisht për ta, por nuk i kandidojnë, as i zgjedhin

Nëpërmjet faqeve të rubrikës "Kontakt", në gazetën tuaj të nderuar, këtë herë desha të ngre një problem disi të veçantë, konkretisht për teoritë që bëhen për angazhimin e të rinjve

Petrit Zili, Peshkopi
Premte, 11 Prill 2008 08:27:00

 

I nderuar "Shekulli", i nderuar redaktor i rubrikës!

Nëpërmjet faqeve të rubrikës "Kontakt", në gazetën tuaj të nderuar, këtë herë desha të ngre një problem disi të veçantë, konkretisht për teoritë që bëhen për angazhimin e të rinjve dhe grave në politikë, si dhe realizimin praktik sa sipër.


Do të ndalem shumë shkurt në zgjedhjet vendore në qarkun Dibër, në vitin 2003 dhe vitin 2007, sipas studimit të plotë realizuar për këtë qëllim.

Në vitin 2003 në këtë qark, i cili ka 31 komuna dhe 4 bashki, u zgjodhën gjithsej 503 këshilltarë, nga të cilët 4 me arsim fillor, 73 me arsim 8-vjeçar, 261 me arsim të mesëm dhe 165 me arsim të lartë. Nga 503 këshilltarë vetëm 9 ishin femra dhe më skandalozja vetëm 3 këshilltarë ishin të moshës deri në 30 vjeç, dhe të tre këto nga Mati, në Dibër e Bulqizë asnjë.


Mbizotëruese qe mosha 31 deri në 50 vjeç me 369 këshilltarë, dhe mbi 50 vjeç 132 këshilltarë.

Vijmë te zgjedhjet e 18 Shkurtit 2007. Numri i këshilltarëve në njësitë e qarkut ulet nga 503 në 491, pasi ka lëvizur tashmë numri i popullsisë, konkretisht 291 këshilltarë në 15 njësitë vendore të Dibrës, 114 në tetë njësitë vendore të Bulqizës dhe 168 në njësitë vendore të Matit.


Nga të zgjedhurit, 107 janë me arsim 8-vjeçar (deri dhe kryetar e nënkryetar këshilli në ndonjë rast), 266 me arsim të mesëm dhe 118 me arsim të lartë.

Numri i femrave të mandatuara në këto zgjedhje ka shkuar në 16 ose rreth tre për qind. Po të rinjtë? Edhe numri i të rinjve nga 18 deri në 30 vjeç "është rritur", nga 3 që ishin në vitin 2003 tanimë janë bërë 8, ose pak mbi një për qind (3 në Dibër, 3 në Bulqizë dhe 2 në Mat). Këshilltarët e këtij mandati përsëri mbizotërohen nga mosha 41 deri në 50 vjeç (204 këshilltarë), 140 janë të moshës 31 deri në 40 vjeç, 117 të moshës 51 deri në 60 vjeç, 18 të moshës 61 deri në 70 vjeç dhe 4 mbi 71 vjeç.


Shifrat flasin vetë, jo vetëm për nivelin skandaloz të përfaqësimit të rinisë dhe gruas si të zgjedhura në organet e qeverisjes vendore, por edhe më tej.

Ndaj le të dakordohemi me thënien e popullit: "E thëna me të bërë ka në mes një mal të tërë".


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML