Enjte, 04 Dhjetor 2008 22:47:56

Lexoni versionin Print

Asnjë grosh për 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Mbeten dy muaj nga festimet e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, 14-22 nëntor, kur u vendos përfundimisht që shqiptarët do të përdorin alfabetin që kanë sot, me shkronja latine, por premtimet për madhështinë e përkujtimit të kësaj date historike janë zbehur së tepërmi.

Bardhyl Berberi
Merkure, 20 Gusht 2008 09:04:00

Qeveria e Maqedonisë

Mbeten dy muaj nga festimet e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, 14-22 nëntor, kur u vendos përfundimisht që shqiptarët do të përdorin alfabetin që kanë sot, me shkronja latine, por premtimet për madhështinë e përkujtimit të kësaj date historike janë zbehur së tepërmi. Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni dhe ndërrimi i qeverisë i kanë lënë në harresë fjalët dhe planet e deklaruara në muajit mars, sipas të cilave do të akordoheshin miliona dinarë për jubileun e shqiptarëve. Madje edhe komisionet që mendohej se do të ngriheshin me këtë rast janë harruar.

Historianë shqiptarë në Maqedoni i kanë bërë një kërkesë urgjente qeverisë maqedonase që të ringrihen sa më shpejt komisionet dhe të nisë bashkëpunimi midis Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës për t`u festuar kjo datë historike ashtu siç e meriton. Kryetari i shoqatës së historianëve shqiptarë të Maqedonisë, Skënder Hasani, për gazetën “Shekulli” tha se vetëm para pak ditësh kjo shoqatë i ka apeluar qeverisë së Maqedonisë për të ngritur komisionet e përbashkëta Shqipëri-Maqedoni dhe Kosovë, sepse është një turp i madh që 100- vjetori i Kongresit të Manastirit të mos festohet denjësisht.

Dhe për këtë historiani Skënder Hasani rendit kërkesat ndaj qeverisë që lidhen së pari me gjendjen e ndërtesës historike të Kongresit të Manastirit. Objekti është marrë nga një privat dhe është kthyer në dyqan. Hasani thotë se është kërkuar që ndërtesa të shpallet Monument Kulture dhe të vihet nën mbrojtjen e shtetit. Gjithashtu, ajo ka nevojë për rikonstruksion të plotë.

Kryetari Hasani shton që nëse nuk do të ketë asnjë reagim për këtë problem , atëherë shoqata e historianëve shqiptarë do ta marrë vetë në dorë, atë dheorganizimin e festimeve. “Çuditërisht, - thotë Hasani, - edhe kërkesa e qeverisë shqiptare për një bashkëpunim për të unifikuar këtë datë historike për gjithë popullin shqiptar, nuk ka marrë përgjigje nga qeveria maqedonase.”

Thënia e ditës

“Duhet filluar nga përjetimi i asaj që dëshiron të shprehësh.”

Vincent Van Gogh


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML