Britania pengon artistët me viza
Në një koment të 20 korrikut për “The Times”, Tony Hall shef ekzekutiv i Royal Opera House të Londrës bën apel për pengesat që nxjerr për jetën artistike reforma për emigrimin. Për të ilustruar në mirë se për çfarë pengesash bëhet fjalë, Hall i referohet historisë së “sopranos së mrekullueshme, Ermonela Jaho” e cila debutoi në Royal Opera House pasi kishte fluturuar tërë natën nga Nju Jorku për të zëvendësuar sopranon ruse, Anna Netrebko, e cila u sëmur pas performancës së saj të parë si Violeta e Verdit tek “Traviata”. Por, po të mos ishin Home Office dhe Agjencia britanike e Kufirit, dy institucione që hoqën qafe gjithë pengesat për të siguruar për zonjushën Jaho një leje pune për një kohë kaq të shkurtër, Opera Mbretërore do të ishte turpëruar dhe do të kishte zhgënjyer mijëra spektatorë të asaj nate. “Megjithëse propozimet e Home Office për disa çështje të reja bazë të sistemit për emigrimin kalojnë këtë vjeshtë, ardhja në një fazë të vonë e shumë artistëve të huaj nuk do të jetë e mundur dhe shfaqjet mund të anulohen”, -thotë Hall.
Sipas këtij sistemi, artistët nga pjesa jashtë Evropës Ekonomike që interpretojnë në trupat e baletit, të operës apo në orkestra, duhet t’i lënë për disa ditë pasaportat në një konsullatë britanike. Për një orkestër të madhe, shpenzimet për viza mund të kushtojnë rreth £15,000, duke i bërë turnetë financiarisht më pak të suksesshëm. Sipas Hallit, ky sistem ka për t’u shtuar të tjera pengesa financiare dhe burokratike shoqatave britanike të artit. “Ky ka për të qenë vërtet një problem.
Ne kemi më shumë 20 kombësi në trupën mbretërore të baletit dhe më 2005/06 ne kemi ftuar artistë nga më shumë se 22 vende. Në sezonin tonë 2007/08, paraqitëm pesë kompani të huaja në Linbury Studio Theatre.” Hall thekson se këto pengesa do të ndikojnë në pasurinë e jetës kulturore britanike. Nga ana tjetër, Home Office pohon se projekti i ri garanton përmes një politike për vizat, që “kufijtë e Britanisë të hapen për njerëz që sjellin talent, aktivitet në biznes dhe krijimtari, dhe të mbyllen për ata që mund të shkaktojnë dëme ose që vijnë ilegalisht këtu”.