Shtune, 06 Shtator 2008 02:01:20

Lexoni versionin Print

Seneka pëlqehet në “Butrint”

“Fedra” e Senekës ishte e dyta tragjedi që pas “Trojaneve” të Teatrit Kombëtar shqiptar, u shfaq premierë në ditët e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000”.

Shekulli
Marte, 22 Korrik 2008 08:16:00

 

“Fedra” e Senekës ishte e dyta tragjedi që pas “Trojaneve” të Teatrit Kombëtar shqiptar, u shfaq premierë në ditët e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000”. Vepra e vënë në skenë nga Teatri “Divadlo Dlouhe” i Pragës, me regji të Hana Buresovas është pritur shumë mirë nga publiku dhe në diskutimet e konferencës për shtyp. Në rolin e Fedrës interpretonte aktorja Helena Dvorakova, e vlerësuarsi aktorja më e mirë e vitit në Çeki. “Fedra” ka qenë ngjarje edhe për jetën kulturore çeke, sepse për herë të parë është vënë në skenë në shekullin e 16-të. Buresova e quan me rëndësi vënien në skenë të veprës së Senekës sepse ka arsye që fuqia e ndjenjave të “Fedrës” të vijë e të përkojë me aktualitetin e Çekisë së sotme.

“Kjo vepër është vënë në skenë qysh në shekullin e 16-të, ndaj ishte një grishje për ta rimarrë sërish. Por çka është më kryesorja teatri ynë është i orientuar drejt kërkimeve të tekstit dhe ngjarjeve të vjetra, që janë shumë pak të njohura”,- tha në konferencën e shtypit Buresova. Dashuria e pamundur, pasioni që nxjerr njeriun jashtë qënies së tij dhe e verbojnë deri në pushtime demonësh vjen e justifikuar nga Seneka në veprën e tij. “Fedra” që solli regjisroja çeke u komentua dje ndër veprat më të arrira që janë shfaqur në historinë e festivalit të Butrintit.

Mbrëmja e fundit e edicionit të nëntë ka qenë për Teatrin Kombëtar të Dramës Shqipe të Shkupit, me komedinë e Shekspirit “Ëndrra e një nate vere”, me regji të Kolë Angelovskës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Kosovë: S'ka lajme nga Shkupi e Podgorica

Prishtina nuk ka njoftime zyrtare për mundësinë e njohjes më të

Serbi, rriten përpjekjet për arrestimin e Mlladiçit

Pas arrestimit te Radovan Karaxhic po intensifikohen përpjekjet për

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML