Premte, 29 Gusht 2008 23:34:15

Lexoni versionin Print

Leksioni serb i aktrimit

Një leksion plastike. Kështu mund të përkufizohet shfaqja e trupës serbe me lojën e së shtunës në skenën e Butrintit. Pas një mbrëmjeje plot tragjizëm që solli Teatri Kombëtar nga Tirana me “Trojanet”, nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000” ishte për një komedi gazmore.

Alma Mile
Hene, 21 Korrik 2008 08:21:00

 

Alma Mile
Sarandë

Një leksion plastike. Kështu mund të përkufizohet shfaqja e trupës serbe me lojën e së shtunës në skenën e Butrintit. Pas një mbrëmjeje plot tragjizëm që solli Teatri Kombëtar nga Tirana me “Trojanet”, nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000” ishte për një komedi gazmore. Teatri Kombëtar i Nishit shfaqi “Dundo Maroje”, ngjarje që çojnë në shek. XVI, e përshtatur nga Irfan Mensur njëherësh regjisor. Si një vepër e ndërtuar në formën e “commedia dell’arte”, “Dundo Maroje” nuk ofronte ndonjë ngjarje të madhe apo mesazhe të rëndësishme. Thjesht një udhëtim nga Dubrovniku në Romë, ku një baba i shoqëruar nga shërbëtori i tij vihet në kërkim të të birit plangprishës që ka prishur 5 mijë dukatë me kurtizanen më të famshme të Romës. Paralelisht me të udhëton dhe Pera, e fejuara e të birit, që për 3 vjet nuk ka marrë asnjë lajm nga i fejuari. Në Romë ata ndeshen me Pometin, shërbëtorin e zgjuar të një zotërie gjerman, që bën ç’është e mundur për të ndarë kurtizanen e bukur Laura nga i biri Dundes e ta lidhë atë me të zotin. Një tërësi situatash dhe keqkuptimesh, që interpretohen nga një ansambël aktorësh të rinj. Si skenografia dhe kostumografia janë simbolike.

Skenografia përbëhet vetëm nga një maket i vogël i Romës, i vendosur në qendër të skenës e që qarkohet nga personazhet, si për të treguar peripecitë e tyre në kërkim të të riut qejfli. Kostumet, shoqëruar nga parukat shumëngjyrëshe përbëjnë një kordon ironik që lidh shekujt e kaluar me të sotmen. Vepra ishte e subtitruar në shqip dhe si e tillë, krijohej një lloj distance mes procesit të të lexuarit dhe ndjekjes së aksionit të aktorëve, megjithatë atmosfera e krijuar ishte e këndshme.

Të pranishmit në konferencën e djeshme për shtyp, pranuan se brenda tipologjisë së “commedia dell’arte”, artistët serbë kishin krijuar një stil krejt unik. Ata nuk kufizohen thjesht brenda stilit, por ofrojnë një lojë brenda lojës dhe duket se e shijojnë vërtet veprën e tyre. “Nuk e shijova tekstin deri në fund, pasi sytë më mbetën tek aktorët, lehtësia me të cilën lëviznin në skenë dhe plastika e mrekullueshme”, - u shpreh kritiku Josif Papagjoni.

Dhe në të vërtetë ajo që mund të vlerësohet më së shumti nga kjo shfaqje është interpretimi që tregon si mund të jetë argëtuese një shfaqje, pavarësisht tekstit. Aktori Aleksandër Mihailoviç tha se pavarësisht kontekstit, të njëjtat situata që ngrenë komedinë i has çdo ditë sot në rajonin e Ballkanit. Megjithatë, për të “Dundo Maroje” është thjesht një shfaqje që ofron mundësi për të luajtur e ku flitet me gjuhë universale për njeriun e mirë dhe të keq. Dhe në këtë kuadër, skena e Butrintit u kishte nxitur një frymëzim të ri, për të ofruar një tjetër vepër në cilësi e formë, ndryshe nga e zakonshmja që ata kanë dhënë në skenat serbe.

Faktin që në trupën teatrore të Nishit, një nga më të rëndësishmet e Serbisë, me histori 120-vjeçare, kishte shumë aktorë të rinj, ata e lidhën me marrëdhënien e ngushtë që teatri ka me Akademinë e Arteve. Përvojë që duhet ndjekur edhe në teatrin shqiptar. Disa prej aktorëve që interpretonin në komedinë e Butrintit treguan se momentalisht janë duke punuar edhe për një vepër që do të vihet në Mitrovicë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Rifillon procesi gjyqësor ndaj Karaxhiçit

Ai pritet të paraqitet në Gjykatë për t'u deklaruar fajtor ose

Sot detajet zyrtare për rrëzimin e avionit në Ohër

Në Shkup sot pritet të zbardhen detajet e para zyrtare nga hetimet e

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML