Premte, 29 Gusht 2008 01:21:17

Lexoni versionin Print

13 artikuj të rinj për Historinë e Shqipërisë

Albanologu kanadez Robert Elsie e pasuron “ditarin on line” me 13 artikuj të rinj për Historinë e Shqipërisë.Në ëëë.albaniahistory.net lexuesi gjen autorë me peshë të huaj, të traditës dhe bashkëkohës, udhëtarë e kronistë që përshkruajnë çfarë kanë parë me sy dhe çfarë dinë nga studimi i historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Shekulli
Enjte, 17 Korrik 2008 08:36:00

 

Albanologu kanadez Robert Elsie e pasuron “ditarin on line” me 13 artikuj të rinj për Historinë e Shqipërisë.Në ëëë.albaniahistory.net lexuesi gjen autorë me peshë të huaj, të traditës dhe bashkëkohës, udhëtarë e kronistë që përshkruajnë çfarë kanë parë me sy dhe çfarë dinë nga studimi i historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Janë dokumente ku flitet për përmendjet e para të shqiptarëve deri tek temat e mëdha historike si për shembull për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, për Kongresin e Triestes apo për çështjen çame.

Sipas mbledhësit të tyre, “ky koleksion tekstesh synon të hedhë më shumë dritë mbi këtë kënd të Evropës Juglindore i cili shpeshherë keqkuptohet nga historianët dhe shkencëtarët. Kjo faqe interneti nuk është një histori e Shqipërisë dhe as një histori e shqiptarëve, por thjesht një përmbledhje tekstesh historike - disa me shumë rëndësi dhe disa me më pak rëndësi - nga shekulli i njëmbëdhjetë deri në shekullin e njëzetë, të cilat do të shërbejnë për të kuptuar më mirë historinë dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe të popullit të saj.”


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML