Premte, 22 Gusht 2008 01:12:06
    

Lexoni versionin Print

Shyqyr për bujarinë diplomatike

Oborri i Teatrit Kombëtar ishte kthyer në skenë të hapur javës së fundit. Regjisori grek Vangelis Theodoropoulos zhvilloi me trupën e teatrit provat e fundit si parashfaqje e premierës nesër mbrëma në Butrint duke hapur kështu ditët e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit.

Alma Mile
Enjte, 17 Korrik 2008 08:27:00

 

Teatri Kombëtar nuk mund të bëjë blerje regjisorësh të huaj. Janë ambasadat bujare që e bëjnë këtë shërbim dhe TK që pranon zgjedhjet dhe shijet e “të tjerëve”

 

Oborri i Teatrit Kombëtar ishte kthyer në skenë të hapur javës së fundit. Regjisori grek Vangelis Theodoropoulos zhvilloi me trupën e teatrit provat e fundit si parashfaqje e premierës nesër mbrëma në Butrint duke hapur kështu ditët e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit.

Vangelis Theodoropoulos është regjisori i dytë i huaj, që vjen në Teatrin Kombëtar brenda një periudhe të shkurtër kohore. Një vit më pare, ishte regjisori francez Eric Vigner me “Berberin e Seviljes”, ai që prishi “mallkimin” dhe solli një frymë perëndimore në skenën shqiptare. Siç na thotë drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, teatri nuk ka paguar asgjë për ardhjen e tyre në Tiranë. Në të dyja rastet janë ambasadat e vendeve përkatëse (Francë dhe Greqi) që kanë marrë përsipër të gjitha shpenzimet, që nga pagesa e regjisorit, tek qëndrimi i tyre në Shqipëri (përfshirë edhe grupin e huaj realizues që e shoqëron). Ndërsa pala shqiptare mbulon sigurisht shpenzimet për realizimin e veprës, pagesat e aktorëve shqiptarë, skenografinë, kostumografinë, etj.

Premierën e nesërme në Butrint e mbulon Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me vlerën 1 milionë lekë të reja. Në rastin më të fundit, pra të regjisorit Theodoropoulos, në lojë kanë hyrë dhe biznesmenët grekë që kontribuojnë përmes ambasadës.

Në dukje gjithçka është në rregull. Teatri më në fund po hapet dhe fatmirësisht edhe pa shpenzime. Por drejtori i TK-së, na thotë se kjo është “thikë me dy presa”, pasi mund të ndodhë që ambasadat të tërhiqen nga sponsorizimi dhe barra e pagesës i mbetet pikërisht teatrit. Gjë që do të ishte tërësisht e pamundur, po të marrim parasysh buxhetin e TK-së. Dhe në të vërtetë një ngërç u krijua me “Trojanet” ndërrimin e ambasadorëve grekë në Tiranë. Fatmirësisht, në një takim të pak ditëve më parë, ambasadori i ri, Nikolas Pazios, konfirmoi mbështetjen financiare të tragjedisë “Trojanet”. Në të kundërt, realizimi i veprës rrezikonte seriozisht. Pasi nuk bëhet fjalë vetëm për pagesën e regjisorit, por edhe të skenografit e kostumografit. Kjo do të thotë se ardhja ose jo e regjisorëve të huaj varet nga bujaria e ambasadave. E duke qenë se kjo nuk është asnjëherë e sigurtë (nuk është vetëm Teatri Kombëtar që troket në këto dyer), duhet filluar të mendohet për më mirë për prurjet dhe përvojat e huaja regjisoriale në Teatrin Kombëtar. Ndoshta duhet krijuar një zë më vete për “blerjen” e tyre. Ca kohë më parë u premtua edhe ardhja e një regjisori anglez, që do të vinte në skenë një Shekspir, por duket se përkundër homologëve grekë e francezë, britanikët nuk e kanë parë të arsyeshme mbështetjen financiare të një ngjarjeje të tillë. Një institucion kombëtar nuk mund të qëndrojë në varësi të ambasadave, të cilat mund të diktojnë jo vetëm paratë, por edhe prurjet, kufizimet dhe për pasojë të imponohen me “zgjedhje sa për të thënë”.

Gjithsesi, sa i përket dy rasteve në fjalë, ato duket se po i japin frytet. Skrami thotë se Ambasada Frenceze ka premtuar sponsorizimin e një tjetër regjisori francez, ndërsa së shpejti “Trojanet” e Euripidit udhëtojnë drejt Greqisë. Pas premierës në Festivalin Ndërkombëtar të Butrintit, trupa shqiptare do të interpretojë në Festivalin e Teatrove në Virona. Vepra do të jetë gjithashtu e subtitruar. Për drejtorin Skrami është një rast që nuk duhet humbur, pasi ky festival është një mundësi më shumë për të takuar organizatorë dhe menaxherë festivalesh, kontakte që teatrit tonë kombëtar si lokal që është, i mungojnë krejt. As jep dhe as merr me botën.

Të vetmet skena ku teatri ynë është prezantuar janë Dibra e Madhe, Prishtina, Ohri dhe Beogradi. Për më tej ky teatër është anonim dhe ka ardhur koha të mendohet seriozisht për këto ballafaqime. Vazhdimisht drejtorët që kanë hyrë e kanë dalë në Tetrin Kombëtar kanë premtuar pjesëmarrjen në festivale ndërkombëtare (ashtu si edhe ardhjen e regjisorëve të huaj), por rezultatet janë po ato. Këtë herë, të paktën po shkojmë në Greqi, ku është e pamundur të krahasohemi, por të paktën të tregojmë se ekzistojmë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Artisti: - 07-17-08
    mohim i mohimit

    kjo eshte nje bravo e madhe per nje veper te permasave te tilla ,por lidhur me faktin se teatri yne nuk ka marre pjese asnjehere ne festivale kjo eshte nje injorance e nje njeriu qe drejton nje instuticion qe nuk njeh historine e tij.Por duhet te ndodhe per arsye se drejtori ne kohen kur teatri kombetar perfaqesohej ne evenimente te tilla si ne Turqi.Suedi,Itali,Rumani,Hungari etj me vepra shume te mira te huaja e ato shqiptare aktronte ne Vlore dhe vet ka qene ne festivale nderkombetare.Z.Skrami historia e T.K nuk fillon e mbaron me ju.Shpresoj se ju do vendosni nje guralec ne kalane historike te ketij instuticioni.Po me kete gjuhe veshtire me duket se do te realizoni. Gjithsesi uroj se kur te largoheni mos i zini vendin si aktor ndonje talenti te ri....

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Gruevski: Emri, Greqia synon dështim

Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një

Gjyqi i Karaxhiçit me gjykatës të ri

Tribunali i Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML