Shtune, 06 Shtator 2008 02:03:29

Lexoni versionin Print

Një qiri me dritën e Dorian Ahmetit

In memoriam Dorian Ahmetit, artistit që ndërroi jetë në lulëzim. Një mik, Ergin Kuke, thyen heshtjen dhe tregon lidhjet me kinemanë, skenarin që do t'i bëhet film pas vdekjes dhe për letërsinë në dorëshkrim

Elsa Demo
Merkure, 16 Korrik 2008 08:16:00

 

In memoriam Dorian Ahmetit, artistit që ndërroi  jetë në lulëzim. Një mik, Ergin Kuke, thyen heshtjen dhe  tregon lidhjet me kinemanë, skenarin që do t'i bëhet film pas vdekjes dhe për letërsinë në dorëshkrim

 

Më 13 korrik 2005 Dorian Ahmeti ndërroi jetë. Humbja e tij u klasifikua nga mediat tek kronika e zezë e raporteve nga Tirana dhe në asnjë radhë nuk përmendej se çfarë kishte bërë në jetë 29-vjeçari.

Për ata që nuk ia njohën veprën sa ishte gjallë dhe derisa të vijë një ditë që arti antologjik (letërsi, kinema, fotografi) i Dorian Ahmetit, t’i prezantohet publikut të gjerë, një mik i tij, Ergin Kuke thyen heshtjen dhe tregon çfarë ka lënë pas një talent që vdiq në lulëzim.

Ergini vazhdon të jetojë në Los Anxhelos ku drejton një kompani efektesh speciale për film dhe televizion. “Ndërkohë që Dori bënte filma dhe art të vërtetë ndaj vetvetes, unë ia kam shitur shpirtin shejtanit dhe jam komercializuar”, thotë me të qeshur Ergini. Sa ishin studentë, Dorian Ahmeti vazhdonte në California Institute of Arts.

Kishte shkuar të studionte në SHBA pasi kishte provuar për katër vjet se ç’ishin studimet për Letërsi në Urbino, Itali, të cilat i braktisi, dhenisi jeta boheme, deri në vitin 2000 kur nisi të frekuentojë në Kaliforni Institutin e Arteve dhe të bëjëeksperimentimet e para të filmit me metrazh të shkurtër. Më 2002 realizoi “Marshallah, marshallah, sa e bukur na ka dalë nusja!”, më pas trilogjinë “Dashuria duhet rishpikur”, metrazhin tjetër të shkurtër “Memoirs” dhe më 2004 “Kumbulla aguridhe” (Bitter Prunes) një film-ese me të cilin fitoi çmim “Filmi më i mirë eksperimental” i Tirana International Film Festival më 2004. Juria ndërkombëtare vlerëson stilin dhe teknikën eksperimentale me të cilat Ahmeti eksploron probleme të identitetit. Pak javë pas vdekjes së tij, filmi përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin e Sarajevës.

“Të gjithë këta filma janë komentuar me superlativa nga kritikë arti të ndryshëm në vende si Viennale, MOMA (Museum of Modern Arts), Walt Dsney Teater/Concert Center, dhe në shumë festivale dhe galeri të tjera”, shpjegon Ergin Kuke dhe në intervistën e mëposhtme pothuaj bën një shkoqitje për përmbajtjen dhe estetikën jo vetëm të antologjisë së shkurtër kinematografike të Dorian Ahmetit, po edhe të botës së një njeriu me talent dhe të përulur ndaj të bukurës.

Me humbjen e Ahmetit diçka ka humbur e ardhmja e kinemasë shqiptare, e ardhmja e një brezi, 30 e ca vjeçarësh sot, që më në fund po gjente ekuilibrin mbi telin e akrobatit që lidhte ndërgjegjen e fëminisë nën komunizëm me përpëlitjet e një epoke, të re për shqiptarët, të vjetër për botën tek e cila ky brez provoi me sukses të edukohej sikur të mos i kishte munguar kurrë liria, jo vetëm atij (brezit të tridhjetëvjeçarëve të sotëm) po edhe prindërve të tij.

Ergin si e ke njohur Dorian Ahmetin. Çfarë e mbajti të fortë miqësinë tuaj?

Me Dorin u takuam në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”. Dori studionte gjermanisht. Siç takohen dhe bëhen miq gjithë adoleshentët nëpër gjimnaze gjithandej, ashtu dhe ne. Në atë moshë nuk e di mirë dhe nuk vret mendjen të vlerësosh në detaj lidhjet që ke me një person. Mjafton që jeni shokë, keni të njëjtat interesa (që është shumë e lehtë, sepse interesat e adoleshentëve në të gjithë botën janë pak ashumë njësoj), dhe ndoshta keni një copë rrugë nga shtëpia në shkollë bashkë. Dinim që të dy kishim interes në letërsi, dëgjonim të njëjtën muzikë, na pëlqenin gocat e vogla dhe kishim qejf të bënim rrëmujë dhe të linim orët e mësimit. Më vonë botuam dy gazeta të vogla, patëm një emision prapë të vogël në radio mbi letërsinë, etj, etj. Isha gjithmonë i habitur nga forca epike e prozës dhe poezisë së Dorit, dhe me sa duket atij i pëlqenin ca nga qarramanjet e mija letrare, kështu që estetikisht të paktën përmbushnim ca boshllëqe të njëri-tjetrit.

Si ka qënë koha e studimeve në Los Anxhelos?

Me diell, me zogj që këndojnë nëpër pemë dhe me re të bardha të buta. Ishte koha e eksperimentimit me film dhe skenare. Koha ku tani, më i rritur, Dori mund të kthente kokën mbrapa nga fëmijëria e bukur me gjunjë të grrisur nëpër rrugicat e Shkodrës dhe Tiranës, dhe fillimi i katalogimit dhe i shpjegimit të gjithë këtyre ndjenjave dhe mësimeve në film.

Aty ai ka realizuar disa filma. Çfarë e shqetësonte Ahmetin në aspektin e përmbajtjes dhe të formës së kinemasë?

Sinqeriteti dhe drejtësia. Krenari për atë që je, për atë nga ke ardhur. Një shikim i padridhur dhe i pafrikësuar për të zhbiriluar veten mbi të gjitha. Jo fshehje në estetikë por përballje brutale me të gjitha ndjenjat. Dashuri për njerëzit me duar me kallo, me cigare të shtrembër në cep të buzës. Për njerëzit me biçikleta, me qese me bukë duke shkuar në punë. Vështrim i ndershëm shqiptar.

Me çfarë nuk ishte dakord personi i tij në jetë dhe në art?

Me hipokrizinë, burokracinë dhe mendjelehtësinë. Me artin që fshihet nga bota dhe nga vetja.

Dimë që ti ruan prej tij materiale të shkruara. Për çfarë bëhet fjalë, do të botohenndonjëherë?

Absolutisht po. Një artist jeton për punën e tij. Është ama një punë e madhe që do një farë kohe. Por plani është, një antologji e punëve, shkrimeve, filmave dhe fotografisë.

Nëse do të ishte gjallë, në Tiranë, si do ta përfytyroje filmin etij të radhës?

Unë e di shumë mirë filmin e radhës. Një skenar i pambaruar me shkrim dore shtremba-shtremba, ekziston. Po mundohemi që dhe këtë film ta kthejmë në realitet, paçka frikës që ke për të bërë punën e dikujt tjetër. Në rastin e Dorian Ahmetit flasim për një njeri me vizion të vërtetë, të fuqishëm dhe të thellë. Jo nga këto budallallëqet, të dalim me kamera rrugëve dhe të shohim se ç’na del. Si për çdo artist që e meriton atë emër është e vështirë të arrish të shohësh dhe të vendosësh ashtu siç do e kishte bërë ai. Është krejt a paarritshme dhe një humbje shumë e rëndë për artin dhe filmin shqiptar. Po të përpiqemi me sa kemi mundësi. Si ajo shprehja e vjetër: Jetojmë në shpatullat e gjigantëve.

Çfarë e shqetësonte Ahmetin?

Sinqeriteti dhe drejtësia. Krenari për atë që je, për atë nga ke ardhur. Një shikim i padridhur dhe i pafrikësuar për të zhbiriluar veten mbi të gjitha. Jo fshehje në estetikë por përballje brutale me të gjitha ndjenjat. Dashuri për njerëzit me duar me kallo, me cigare të shtrembër në cep të buzës. Për njerëzit me biçikleta, me qese me bukë duke shkuar në punë. Vështrim i ndershëm shqiptar.

Unë e di shumë mirë filmin e radhës. Një skenar i pambaruar me shkrim dore shtremba-shtremba, ekziston. Po mundohemi që dhe këtë film ta kthejmë në realitet, paçka frikës që ke për të bërë punën e dikujt tjetër. Në rastin e Dorian Ahmetit flasim për një njeri me vizion të vërtetë, të fuqishëm dhe të thellë


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Dorian Ahmeti

Template Page


Kosovë: S'ka lajme nga Shkupi e Podgorica

Prishtina nuk ka njoftime zyrtare për mundësinë e njohjes më të

Serbi, rriten përpjekjet për arrestimin e Mlladiçit

Pas arrestimit te Radovan Karaxhic po intensifikohen përpjekjet për

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML