Premte, 22 Gusht 2008 00:47:22
    

Lexoni versionin Print

Topi bën “Mjeshtër të madh” Milukën e cirkut

Me propozim të Ministrit të TKRS, Ylli Pango, Presidenti Bamir Topi i dha dje titullin “Mjeshtër i Madh” artistit të cirkut Arian Miluka.

m.b
Marte, 15 Korrik 2008 08:03:00

 

Me propozim të Ministrit të TKRS, Ylli Pango, Presidenti Bamir Topi i dha dje titullin “Mjeshtër i Madh” artistit të cirkut Arian Miluka.

Zëvendësministrja e Kulturës, Suzana Turku, e cila ka dorëzuar titullin në emër të Topit dhe Pangos e ka vlerësuar Milukën për kontributin si themelues i bërthamës së cirkut të sotëm në Shqipëri. Që në vitin 1954 akrobati dhe regjisori i trupës dhe më pas Udhëheqës Artistik i saj, ka realizuar premiera të paharrueshme. Përmendim “Bijtë e Shqipes”, “Cirk me ritme popullore”, “Drejt Lartësive”, “Shpërthime rinore”, “Fluturime akrobatike” etj.

Arian Miluka e filloi karierrën nga nivelet e ulëta deri sa u formua si një artist i kompletuar, pedagog më pas që ndihmoi në përgatitjen e një armate akrobatësh të talentuar.

Si i tillë ai ka përfaqësuar vëndin tonë në shumë aktivitete ndërkombëtare por meritat pak iu njohën për shkak të “biografisë” dhe të “kaluarës nacionaliste”.

Në vitet 80 Milukës iu propozua titulli “Artist i Merituar”, por kjo u refuzua nga instancat e larta si Komiteti i Partisë dhe Komiteti Ekzekutiv i Rrethit të Tiranës.

Miluka studiuar në Institutin e Kulturës Fizike”Vojo Kushi” dhe me pas është specializuar për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve.

Që nga vitit 1992 jeton në Belgjike ku punon dhe krijon për Akademinë e Cirkut Belg. Studentët e tij sot debutojnë në trupat e cirqeve botërore.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Gruevski: Emri, Greqia synon dështim

Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një

Gjyqi i Karaxhiçit me gjykatës të ri

Tribunali i Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML