Premte, 05 Dhjetor 2008 00:09:12

Lexoni versionin Print

Bejko: Kalaja nuk preket

Jo vetëm kalaja po edhe integriteti i parkut arkeologjik të Shkodrës i cili e përfshin monumentin tremijëvjeçar. Lorenc Bejko, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, në ditën e parë të punës pas kthimit nga Kebeku ku Berati u pranua trashëgimi botërore në seri nën mbrojtjen e UNESCO-s,

Elsa Demo
Marte, 15 Korrik 2008 08:48:00

 

Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës deklaron publikisht çfarë ka shprehur në zyrat ku është rrahur propozimi për një teleferik në kalanë e Shkodrës

Jo vetëm kalaja po edhe integriteti i parkut arkeologjik të Shkodrës i cili e përfshin monumentin tremijëvjeçar. Lorenc Bejko, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, në ditën e parë të punës pas kthimit nga Kebeku ku Berati u pranua trashëgimi botërore në seri nën mbrojtjen e UNESCO-s, deklaron publikisht atë që ka shprehur deri dje në zyrat ku është rrahur propozimi për ndërtimin e një teleferiku që të çon në Rozafë.

“Ai është një propozim i një subjekti privat, jo investim publik. Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës nuk e ka miratuar këtë projekt për arsye që tashmë janë bërë publike. Këshilli Kombëtar i Restaurimit e ka miratuar në parim me objeksionin që stacioni përfundimtar të jetë jashtë mureve të kalasë dhe të kryhen investigimet arkeologjike të nevojshme”, tha Bejko i cili përtej termave teknikë të çështjes me qetësi ka pohuar se nuk bëhet më fjalë për “kërcënim të Rozafës” nga ndonjë “aventurë e rrezikshme”.

Drejtori Bejko e përjashton një aventurë të tillë duke iu referuar statusit që ka zona brenda dhe përtej mureve të kalasë, dhe që është e kuptueshme se një status i tillë që sot e gëzojnë qendra të rëndësishme si Bylisi apo Butrinti, pavarësisht se nuk ka struktura administrimi serioze si siti antik i jugut.

Që nga koha e mandatit të ish- ministrit të Kulturës Bujar Leskaj, ka një Zyrë Administrimi dhe Koordinimi të Parkut Arkeologjik të Shkodrës e cila nuk ka shprehur shenjë ndjeshmërie për çështjen në fjalë, edhe kur së fundi po del që propozimi për ndërtimin e teleferikut ka tre vjet që sillet rrotull.

Janë ditë të këqija për dinjitetin e institucioneve kulturore. Drejtues dhe specialistë që gëzojnë të drejta bazuar në ligj për të mbrojtur pasuritë kombëtare, shfaqin shenja dobësie dhe inferioriteti ndaj eprorëve si ministri i Kulturës i cili si politik që është s’do duhej të bëjë dot një hap pa këshilltarët dhe dijetarët e fushës. Kjo s’është turp. Ngaqë është ky dinjitet përtokë injerëzve të zanatit ndodhi që profesorë doktorët e Monumenteve, shfaqën nga frika (apo nga çfarë?) qëndrime kontradiktore ndaj propozimit për ndërtimin e teleferikut. Janë shprehur kundër në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve dhe pro përballë ministrit Ylli Pango, në Këshillin Kombëtar të Restaurimit. Nëse jo specialistët, kush do të mbronte kulturën përballë ministrave të padijshëm?

Drejtori Bejko i cili është sekretar i përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të Restaurimit që ka vendosur ta ndjekë këtë punë falë mjeteve dhe kompetencave të mjaftueshme që i jep statusi që ka dhe ligji për trashëgimin tha: “Si përfaqësues zyrtar i sistemit tonë të trashëgimisë kulturore, nuk mendoj se më takon të hyj në debatet e lindura për këtë çështje, pasi mendoj se atë që kam për të thënë, duhet ta them me bindje dhe forcë brenda sistemit duke mos lënë asnjë hapësirë ligjore dhe administrative pa përdorur.”

Bejko thekson edhe një herë se Parku Arkeologjik i Shkodrës ku përfshihet edhe kalaja është i pastudiuar, nuk ka një plan menaxhimi mbi bazë të të cilit do të përcaktohet dhe një strategji zhvillimi. “Nuk kam dyshuar asnjëherë se do të bëhet ai teleferik në kala jo që jo, po as park”, thotë Bejko i cili si hartues i axhendës së Këshillit Kombëtar të Restaurimit thotë se mbledhja e radhës nuk do të ketë në rend dite projektin për teleferikun. Më e rëndësishme dhe më urgjente mbetet studimi i Parkut arkeologjik të Shkodrës që me qendër kalanë është bërë një objekt me vizitueshmëri në rritje, një vend që në tërësi ka nisur “të zbulohet” nga vendasit dhe turistët e huaj.

Kalaja e Shkodres që ngrihet mbi kodrën në hyrje të qytetit, ruan gjurmët e periudhave ilire, romane, veneciane, otomane, si qendër ushtarako-administrative ebanuar deri 140 vjet para.

Somario

“Si përfaqësues zyrtar i sistemit tonë të trashëgimisë kulturore, nuk mendoj se më takon të hyj në debatet e lindura për këtë çështje, pasi mendoj se atë që kam për të thënë, duhet ta them me bindje dhe forcë brenda sistemit duke mos lënë asnjë hapësirë ligjore dhe administrative pa përdorur.”


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML