Premte, 29 Gusht 2008 23:45:08

Lexoni versionin Print

Jessye Norman hap verën e Ohrit

Mbrëmjen e së shtunës në teatrin antik, në kalanë e Ohrit ngriti siparin edicioni i 48-të i festivalit “Vera e Ohrit”. Si asnjëherë tjetër, me një numër të madh truprojash ka mbërritur në orën 21.00

B.Berberi
Hene, 14 Korrik 2008 08:46:00

 

Mbrëmjen e së shtunës në teatrin antik, në kalanë e Ohrit ngriti siparin edicioni i 48-të i festivalit “Vera e Ohrit”. Si asnjëherë tjetër, me një numër të madh truprojash ka mbërritur në orën 21.00 një nga emrat e njohur të muzikës amerikane Jessye Norman. “Është e para herë që një këngëtare vendos kushte”, - thanë organizatortë e festvalit, teksa shtojnë se këngëtarja kërkoi me ngulm që koncerti i saj të zhvillohej me dyer të mbyllura. Pa fotografë, kamera, konferencë shtypi. Madje as lule.

Në koncertin e saj gala, këngëtarja e famshme Jessye Norman u shoqërua nga kori dhe trupa e baletit pranë Operës dhe Filarmonisë maqedonase. Gjatë koncertit me pjesët më të zgjedhura nga repertori i saj, u krijua një atmosferë elektrizuese, për gati 60 minuta. Ndonëse çmimi i një bilete shkonte 40 euro, pati një numër rekord shikuesish. Festivali i “Verës së Ohrit 2008” do të zgjasë 45 ditë. Në këtë skenë do të ngjiten edhe shumë yje të tjerë të muzikës botërore nga SHBA, Japonia, Franca, Gjermania, Brazili, Zvicra, Koreja, Rusia, Bullgaria, Çekija etj. Nuk do të mungojnë edhe artistët shqiptarë si Ivna Mula, korografi Gjergj Prevazi, teatri kombëtar shqiptar në shkup dhe Tiranë, kitaristi Admir Toçi, Orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë etj.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Rifillon procesi gjyqësor ndaj Karaxhiçit

Ai pritet të paraqitet në Gjykatë për t'u deklaruar fajtor ose

Sot detajet zyrtare për rrëzimin e avionit në Ohër

Në Shkup sot pritet të zbardhen detajet e para zyrtare nga hetimet e

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML