Premte, 22 Gusht 2008 00:25:51
    

Lexoni versionin Print

Katandiset Butrinti

Proverbi “u katandis kaposhi në një thelë”, i takon kësaj radhe festivalit të Butrintit. Viti i nëntë i tij ka fatin e ngjarjeve rishtare në kulturë që bëhen për dy-tre vjet dhe zhduken. Është jo e zakontë për një aktivitet ndërkombëtar teatror të zhvillohet në një skenë antike si e Butrintit, vetëm me tri trupa të huaja pjesëmarrëse, pa llogaritur trupën vendase.

Elsa Demo
Diel, 13 Korrik 2008 07:09:00

Ka ardhur koha që organizatorët, nëse duan ta shpëtojnë festivalin e ardhshëm s’mund t’i falen zotit ministër të Kulturës dhe ministri vetë s’mund të gënjejë me buxhetë 3 milionëshe gojët e festivaleve në rrethe

Proverbi “u katandis kaposhi në një thelë”, i takon kësaj radhe festivalit të Butrintit. Viti i nëntë i tij ka fatin e ngjarjeve rishtare në kulturë që bëhen për dy-tre vjet dhe zhduken. Është jo e zakontë për një aktivitet ndërkombëtar teatror të zhvillohet në një skenë antike si e Butrintit, vetëm me tri trupa të huaja pjesëmarrëse, pa llogaritur trupën vendase.

Në prezantimin e djeshëm të edicionit të nëntë të “Butrinti 2000”, drejtori artistik i tij, Alfred Bualoti, ka thënë se “do donim të kapnim standardet e festivaleve evropiane, duke hyrë në garë me to, por donatori ynë që është Ministra e Kulturës na ndaloi papritur, dhe nuk e prisnim këtë përgjysmim të fondeve”.

Edhe njëherë ai ka përmendur “prerjen në besë” nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për njoftimin me vonesë, vetëm një muaj para aktivitetit, për shkurtimin e buxhetit.

Siç ndodh zakonisht në këto kushte, peticioni dërguar qeverisë ishte e vetmja formë proteste dhe “marrje masash”. Siç shihet nga deklaratat e drejtorit Bualoti, ai e quan ministrinë “donator” kur MTKRS për çdo vit ka qenë mbështetësi kryesor me shifra që preknin 10 milionë lekë të reja.

Ministria e Kulturës pa qenë e vetëdijshme, ka luajtur gjithnjë rolin e financuesit. Në ditë më të mira për kulturën në këtë vend, ministria do duhet që së bashku me bashkinë e Sarandës të jetë bashkorganizatore e festivalit.

Ky është modeli mbi të cilin janë ngritur dhe mbahen prej vitesh në botë festivale të filmit, të muzikës, të teatrit, të librit. A nuk është mungesa e kësaj politike qendrore dhe lokale arsyeja pse të gjitha festivalet në Shqipëri dështojnë, mbeten në gjysmë të rrugës, ose rrinë në nivele mediokre.

Drejt dështimit rrezikon të shkojë festivali i Butrintit, do të thotë se e dështuar është edhe Ministria e Kulturës tek e cila falen të gjitha festat lokale dhe ndërkombëtare në Shqipëri, dhe se MTKRS është një administratë pa ditar pune.

Politikat e saj janë spontane dhe subjektet që i kërkojnë mbështetje kanë për të gjetur partneren më të pasigurtë dhe më të ngathët, jo për shkak të burokracisë, por të kaosit të gjoja prioriteteve dhe radhës së punëve që shpall kreu i institucionit.

“Butrinti 2000” mbahet në katër net, 18-22 korrik. Pjesëmarrja e përgjysmuar, buxheti i shkurtuar, nuk kanë pasur asnjë shpjegim nga stafet e ministrit të Kulturës, pretendim që s’mund ta shpallësh për bashkinë e Sarandës kur dihet që bashkitë nuk e njohin kulturën, nuk kanë njerëz që të punojnë për kulturën, ide e për pasojë as buxhete.

Regresi i “Butrintit 2000” zor të lërë vend për optimizëm për vitin e ardhshëm.

Ka ardhur koha që organizatorët, nëse duan ta shpëtojnë festivalin e ardhshëm s’mund t’i falen zotit ministër të Kulturës dhe ministri vetë s’mund të gënjejë me buxhete 3 milionëshe gojët e festivaleve në rrethe.

FESTIVALI I9 – TË NDËRKOMBËTAR I TEATRIT “Butrinti 2000”

18 – 22 KORRIK2008

Datë 18 Korrik

Ora 20.30Ceremonia e Hapjes

Ora 21.00TeatriKombëtar, Shqipëri

Shfaqja “Trojanet”, Euripidi

Regjisor: Vangjelis Theodoropulos

Skenografia dhe Kostumet: Angelos Mentis

Koreograf: Hermes Malkotsis

As/regjisor: Laert Vasili

Aktorë: Margarita Xhepa, RajmondaBulku, Luiza Xhuvani, Guljem Radoja, Ema Andrea, Neritan Liçaj, Arben Derhemi, Marjeta Ljarja, Eftjola Laçka, Eneida Xhelili, Loredana Gjeçi, Esmeralda Metka etj.

Datë 19 korrik

Ora 10.00 Konference shtypi (Butrinti Hotel)

Ora 11.00Ekspozitë e piktorit Maks Velo

Ora 21.00Teatri Kombëtar Nish - Serbi

Shfaqja: “Dundo Maroje” nga Irfan Mensur

Regjisor: IrfanMensur

Kostumet: Biliana Krstic

Muzika:Sanja Ilić

Koreograf: Ivan Klemenc

Aktorë: Dejan Cicmilovic, Aleksandar Krstic Aleksandar Mihailovic, Miroljub Nedovic, Prtar Antic, Vesna Stankovic, Jasminka Hodžic, Ivana Nedovic, Nađa Nedovic

Date 20 korrik

Ora 10.00 Konference shtypi

Ora 21.00Teatri Divadlo v Dlouhe, Pragë - Çeki

Shfaqja: “Fedra” nga Seneka

Regjisor: Hana Bureŝova

Skenografia: DavidMarek

Kostumet: Hana Ficherová

Koreograf: Hana Chárvatová

Aktorë: Helena Dvôráková, Emma Černá, Miloslav König, Miroslav Táborský, Miroslav Hanuŝ

Kori: Michaela Doležalová, LenkaVeliká, Magdalena Zimová

Date 21 korrik

Ora 21.00TeatriKombëtar i Dramës Shkup, Maqedoni

Shfaqja: “Ëndrra e një nate vere”, Shekspir

Regjisor: Kole Angelovski

Ora 22.30Konference shtypi

Skenografia: Ilina Angelovska

Kostumet: Elena Doncheva

Muzika: Dimitrie Buzharovski

Koreografia: Krenare Nevzati – Keri

Dramaturg: Vesna Kusleska

Aktorë: Rubens Muratovski, Gordana Endrovska,Gyorgyi Todorovski,Boshko Bozadzhievski, Zoran Lyutkov,Sanya Arsovska, Trayanaka Ilieva, Dime Iliev, Yelena Zhugich, Kalian Naumovska,Ivana Zdravkova,Simona Yovchevska,Olivera Gyorgovska Vladimor Angelovski,Laze Manaskovski, Gyokitsa Lukarevski, AnastasTanovski, Gotse Todorovski


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Era: - 07-14-08
    Interesante.

    Ne fakt do mendoja qe artistet shqiptare ne kete rest do tregonin veten e tyre dhe egon e tyre qe mos ta lene te deshtoje festivalin.
    Mendoj qe nuk duhet te lihen punet profesionale ne varsi te arkes se shtetit,por fondet duhet ti sigurojne ata ne forma dhe rruge te ndryshme,ku behet fjale per koperacione me shtetet e huaja.
    Pra nuk e di se sa hapur po flas ,por une dua te them kete:Nese arka e shtetiot nuk ka para ,ne cfare duhet te bejme?!Pra me shifra te tilla qe permende z.bualioti kete mund ta organizoje kushdo,por behet fjale cila eshte forca e organizatorve dhe stafit qe e kane marre parasyshew realizimin e nje festivali?Per sa ju perket ideve njerezit ka ide te medha sot,por sigurisht behet fjale qe te realizohen.Me pak fjale dhe pa u zgjatur z.bualioti dhe stafin e tij e quaj me se te deshtuar ne kete pike.nje ide e sakte nuk ngelet kurre pa u realizuar,nuk eshte cdo gje vetem paraja dhe shteti,sepse shtet ne vete eshte edhe arti,pra bualioti sa kontribuon ne shqiperi dhe ne politiken e saje me kete festival?Pastaj trupa paska vetem kater,une shikoj qe perzgjellja qe ka bere eshte nje perzgjellje shume e varfer qe edhe ne kete rast zx.bualioti deshiron ti ngeli shume cka ne xhepin e tije si vazhdimisht.Nese fondet ne vite do te shfrytezoheshin aty ku duhej dhe si duhej dhe te kishte kopirime me shtete te fuqishme ne art,sot jam mese i bindur qe shume shtete te tilla qe bualioti i ka ftuar ne kete rradhe do prisnin bileten vete qe te merrnin pjese ne kete festival,pra rendesia qe ka fituar bualioti gjate ketyre viteve paraqitet sot qe bualioti nuk ka para.
    Po ky qenka nje bastard mo vellai si shume te tjere qe vetem kane vjellur dhe skane bere asnje gje.
    Pse ne shume festivale te fuqishme teatri shume trupa do kishin nderin te merrnin pjese edhe me shpenzimet e tyre?Me vjen keq qe politikanet ju vejne faj politikanve hahaha,eshte shume qesharake.Por njekohesiht me vjen keq qe bualiotit si paskan ngelur shume te ardhur qe te shijoje edhe nje katervjecare te ardhshem ne lirin financiare,por besoj qe keto kater vjetet e ardhshme do zbresi me kembet ne toke dhe do filloje te vleresoje edhe 100 mije lekeshin dhe njekohesisht do dije se si ta shpenzoje dhe ku.Pra bualioti i pac harram leket ne vite qe i ke shfrytezuar pa lidhje themi ne kosovaret.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Gruevski: Emri, Greqia synon dështim

Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një

Gjyqi i Karaxhiçit me gjykatës të ri

Tribunali i Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML