Premte, 05 Dhjetor 2008 00:20:57

Lexoni versionin Print

Bandat frymore, finale me të paprituara

Nata e katërt e festivalit të Orkestrave Frymore në Sarandë, është mbajturnga muzika e dy orkestrave profesioniste, Banda e Korçës dhe Banda e Bashkisë së Qerateas së Athinës, të dirigjuara respektivisht nga Pandi Bello dhe Joanis Ekonomaqis

l. s
Shtune, 12 Korrik 2008 08:15:00

 

Sarandë – Nata e katërt e festivalit të Orkestrave Frymore në Sarandë, është mbajturnga muzika e dy orkestrave profesioniste, Banda e Korçës dhe Banda e Bashkisë së Qerateas së Athinës, të dirigjuara respektivisht nga Pandi Bello dhe Joanis Ekonomaqis. Karakteristika e përbashkët e koncerteve të orkestrave vendase dhe të huaja ka qenë serioziteti i paraqitjes dhe puna përzgjedhëse e repertorit, autorëve dhe formacioneve orkestrale, për të sjellë tek spektatori që nuk ka munguar asnjë mbrëmje, larmi temashe melodish. Turistët e shumtë që kalojnë pushimet në Sarandë gjatë këtyre ditëve kanë qenë edhe spektatorët më të rregullt, që kanë duartrokitur lojën e instrumentistëve dhe dirigjentëve të orkestrave frymore të bashkive konkurrente për një vend sa më të mirë në këtë garë muzikore.

“Jam kosovar me banim në Boston”, thotë Fejziu i cili e ndjek për çdo natë festivalin. “Po ta dija se në Sarandë zhvillohet ky festival do të kisha ardhur enkas për të. Kam kërcyer gjatë gjithë koncertit të Vlorës e sidomos me pjesët “Si dukat i vogël je” dhe “Vlora –Vlora”.” Njëlloj si Fejziu kanë bërë edhe grupet familjare të ardhura nga Maqedonia e Kosovaqë kanë ardhur pë të pushuar në Sarandë.

Në vazhdim janë menduar surpriza që do të sjellin orkestra e grupe të tilla si Albanian Neë Bank e cila jep koncert sonte, dhe në natën finale pritet që Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura dheKOA Brass Kuintet, ardhur nga Greqia të bëjnë një mbyllje spektakolare.

Ë shtuna dhe e diela, dy ditët e fundit të festivalit, pritet të kenë edhe më shumë spektatorë, sepse përkojnë me rritjen e fluksit të pushuesve nga rrethet fqinje me Sarandën, por dhe përfundimin e sezonit të parë të 15 ditëshit të korrikut. Organizatorët kanë menduar që për të rritur perfomancën e Festivalit të ngjitin në skenë këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare për ta kthyer festivalin e bandave në një shoë artistik.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML