Premte, 22 Gusht 2008 00:25:16
    

Lexoni versionin Print

Albanologët në rrjet

Krijohet rrjeti ndërkombëtar i albanologjisë. Inaugurimi dje në Berlin vuri në dukje problemet e mëdha që ka sot kërkimi shkencor në shkencat albanologjike. Një strukturë e re private që fton për reformë

Elsa Demo
Shtune, 12 Korrik 2008 08:30:00

 

Krijohet rrjeti ndërkombëtar i albanologjisë. Inaugurimi dje në Berlin vuri në dukje problemet e mëdha që ka sot kërkimi shkencor në shkencat albanologjike. Një strukturë e re private që fton për reformë

Pengesë? Paragjykimet patriotiste

Ndërsa Tirana e quan në rrugë e sipër reformën në kërkimin shkencor dhe krijon për herë të parë një qendër albanologjike, në Berlin, në mënyrë krejt private, është arritur që dje të inaugurohet krijimi i INA-s, (International Network of Albanology). Në praninë e Ambasadorit shqiptar në Gjermani, Gazmend Turdiu, u bë hapja e punimeve nga Gerd-Dieter Nehring (Humboldt Universitat zu Berlin). Kryetari i INA-s prof. dr Bardhyl Demiraj, i cili drejton katedrën e shqipes pranë Universitetin e Munihut, prezantoi perspektivat e studimeve albanologjike – në gjuhësi, letërsi, histori, etnologji dhe shkenca e kulturës - në kuadrin e rrjetëzimit shkencor ndërkombëtar

Tubimi ka pasur në fokus çështjen e përmirësimit të gjendjes aktuale në kërkimin shkencor albanologjik që për hir të së vërtetës “nuk ka arritur të çlirohet prej paragjykimeve patriotiste”.

Sipas ekspozesë që është bërë dje rezulton se pengesa kryesore me të cilën përballen sot shkencat albanologjike është “tendenca drejt një keqpërdorimi të shkencave albanologjike për interesa të ngushta joshkencore, mungesa e një integrimi të vërtetë në studimet albanologjike të studimeve ballkanistike, indoeuropianistike, romanistike, etj.; qarkullimi i çalë, sporadik dhe tejet i pjesshëm i informacioneve shkencore, albanologjike, shfrytëzimi tepër i kufizuar i mundësive të shumta që ofron përdorimi i mjeteve moderne teknike; përkujdesja e pjesshme për brezin e ri të albanologëve”.

Sipas “raportit”, një ndër shkaqet e këtij niveli është “hapja tepër e ngadaltë e shumicës dërrmuese të kërkimeve albanologjike ndaj metodave hulumtuese dhe zhvillimeve shkencore moderne.”

Për të përmirësuar situatën e përshkruar do të themelohej në Potsdam, Gjermani, janarin e shkuar, shoqata jofitimprurëse INA, me anëtarë themelues Bardhyl Demiraj, Wilfried Fiedler, Zuzana Finger, Georgia Kretsi, Erwin Lewin, Elton Prifti dhe Maria Zannini.

Janë regjistruar deri tani emra të nderuar të shkencave albanologjike, kryesisht gjuhëtarë si Shaban Demiraj, Francesco Altimari, Rexhep Ismajli, etj.

INA ka shpallur qëllime të vetat në radhë të parë përmirësimin e gjendjes dhecilësisë së studimeve albanologjike; qarkullimin e shpejtë, periodik dhe të plotë të

informacioneve shkencore albanologjike të mirëfillta, si dhe të atyre me interes për

disiplinat albanologjike; mundësimin e një bashkëpunimi të vërtetë funksional dhe të vazhdueshëm ndërdisiplinor me fushat simotra komunikuese balkanologjike, indoeuropianistike, romanistike apo orientalistike etj.

Prandaj shërbimet që ofron INA synojnë që të rrjetëzojnë albanologët dhe të lehtësojë komunikimin mes tyre, të mbledhë, seleksionojë dhe hedhë në qarkullim informacione me interes albanologjik.

Ka dy vjet që është punuar për të mbërritur tek ky hap i parë konkret “për të futur” albanologët në rrjet. INA ka tashmë një porttal elektronik shumë të mirë: www.albanology.com.

Drejtori ekzekutiv i rrjetit, Elton Prifti, i cili njihet si ideues dhe projektues i International Netëork of Albanology duke paraqitur punën dhe projektet e shoqatës ka njoftuar përgatitjen e numrit të parë të periodikut shkencor JINA në maj 2009 dhe përgatitjet për organizimin e kongresit të parë ndërkombëtar IN-Albanology, në Berlin në shtator të vitit të ardhshëm. Mendohet që në rrugën e saponisur rrjeti të ketë partnerë foletë e hershme të albanologjisë, Akademinë e Shkencave dheArteve të Kosovës, Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, Universitetin e Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës etj.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Template Page


Gruevski: Emri, Greqia synon dështim

Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një

Gjyqi i Karaxhiçit me gjykatës të ri

Tribunali i Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML